Flash

Hapet tenderi për rrugën Porti i Jahteve Orikum-Dukat, çfarë do të ndodhë me Llogaranë

Lapsi.al 24 July 2018
Hapet tenderi për rrugën Porti i Jahteve Orikum-Dukat,

Projekti i katërt i paketës “1 miliard” ka hyrë në një fazë të re më afër zbatimit. Bëhet fjalë për rrugën Porti i Jahteve Orikum-Dukat për të cilën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi procedurën e prokurimit me një fond limit 6.3 miliardë lekë apo rreth 58 milione USD. Aktualisht për këtë rrugë ka një propozim të pakërkuar nga Gjikuria SH.P.K për të cilën qeveria ka dhënë një bonus me 6 për qind të pikëve.

Oferta e pakërkuar përfshin segmentin nga Porti i Jahteve në Orikum deri tek Ura e Shën Elizës në Dukat me një gjatësi 14.7 kilometra ndërkohë që rruga ekzistuese ka një gjatësi 16 kilometra dhe është e amortizuar. Ende qëndron pezull pjesa që lidhet me fazën e dytë të rrugës që përfshin segmentin Orikum-Himarë, dhe që ka si pjesë të projektit edhe një tunel, që mundëson shmangien e Llogorasë. Referuar të dhënave zyrtare, pjesa nga Orikumi në Dukat do të ketë një rrugë të kategorisë C2, në të cilën shpejtësia e projektuar e lëvizjes do të jetë mes kuotave 60-80 kilometra/orë sipas zonave ku kalon, shkruan monitor.

Zgjerimi i korsive do të jetë 3.5 metra dhe bankinë e shtuar 1.25 metra. Aktualisht, rruga ekzistuese ka një gjerësi që varion mes 6-7 metra, por nuk përfshihet në asnjë kategori. Në total, gjatësia e segmentit nga Orikumi në Dukat është 15 kilometra, por kjo nuk përfshin pjesën nga Dukati në Himarë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tashmë duhet të hapë garën normale për këtë projekt, për të përzgjedhur fituesin, shkruan monitor.

Ofertat nga operatorët e interesuar mund të dorëzohen deri në datë 20 shtator. Një ditë më parë qeveria hapi procedurën e prokurimit për projektin e tretë të paketës “1 miliard” që është segmenti Milot-Balldren.

Të këshilluara

Digjen dy punonjës të OSHEE në Vlorë

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës. Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defe...

18:50

Athinë, rritet numri i viktimave

Sipas CNN-it grek, numri i viktimave ka shkuar në 74 persona në Athinë. Por ekziston frika se mund të rritet numri i të vdekurve, pasi ka të dhëna për person...

16:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI