Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Vrasja në Shkodër/ Policia shoqëron ish-bashkëshortin e viktimës

Lapsi.al 15 July 2018
Vrasja në Shkodër/ Policia shoqëron ish-bashkëshortin e

Mes të shoqëruarve nga policia për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, është dhe ish-burri i Silvi Ndocit.

25-vjeçarja ishte divorcuar me të para se të bashkëjetonte me ish-policin Boran Bërçama. Policia deri tani ende nuk ka një pistë të mirëfilltë hetimi: Larje hesapesh apo zhdukje të dëshmitarëve.

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të diele brenda makinës së tyre poshtë shtëpisë. Në makinë ndodhej dhe fëmija i mitur, i cili nuk u prek nga plumbat dhe ndodhet shëndoshë e mirë nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Në momentin e ngjarjes fëmija ka qenë në gjumë në sediljen e pasme të makinës tip “Benz”, me targa AA 006 HA. Fëmija u gjet në kraharorin e viktimës, në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë”, - ka treguar një burim nga policia e Shkodrës, për Gazetën Shqiptare.

Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë, ndërsa thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë. Hetimet e deritanishme tregojnë se autorët, të paktën dy, kanë qëlluar me armë automatik, e tipit “Scorpion” nga afër në drejtim të ish-policit dhe bashkëjetueses së tij. Policia mblodhi brenda dhe jashtë makinës më shumë se 20 gëzhoja.

Pak para mesditës të së dielës policia gjeti një makinë të djegur në lagjen Dobraç të Shkodrës, në dalje të Bypass-it. Në njoftimin zyrtar thuhet se paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ekzekutimit të Boran Berçamës dhe Silvi Ndocit. Brenda tij, policia zbuloi dhe një armë zjarri automatike.

Ish-polici Bërçama kishte dhënë dorëheqjen nga patrulla e policisë 6 muaj më parë, atëherë kur ndodhej me shërbim në Fushë Arrëz. Por, ai nuk ka dhënë asnjë argument se përse po e linte policinë. Më herët, Boran Bërçama ka shërbyer si agjent krimesh në qytetin e Shkodrës, pikërisht në kulmin e përplasjeve të dy grupeve kriminale me njëra-tjetrën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI