Flash

Jay Z rrëfën mëkatët, publikohet sot "family feud" (Video)

Lapsi.al 29 December 2017
Jay Z rrëfën mëkatët, publikohet sot "family feud"

Të enjten reperi dhe producenti Jay Z lançoi një klip të shkurtër prezantues të këngës së tij “Family Feud” që pritet të publikohet e plotë ditën e sotme. Në video gjithashtu shfaqet bashkëshortja e tij, Beyonce, dhe vajza më e madhe e familjes, Blue Ivy. Në klipin 30 sekondësh, familja Carter duket tek viziton një kishë dhe Jay-Z shfaqet ndërsa ecën përgjatë saj duke shtrënguar fort dorën e vajzës së tij, Blue Ivy. Fill pas kësaj shfaqet një skenë e një burri dhe gruaje të paidentifikuar por që ngjasojnë me çiftin Carter, të cilët puthen në një dhomë, teksa reperi ulet në një kabinë e rrëfimit me gruan e tij të ulur në anën e kundërt. Kënga është pjesë e albumit “4:44”, i cili sipas fansave është një kundërpërgjigje ndaj albumit të Beyonce ‘Lemonade”, i publikuar një vit më parë. Në “Family Feud” Jay Z rrepon: “Më lër të qetë Becky. Një burrë që nuk kujdeset për familjen e tij nuk mund të jetë i pasur.” Ky varg mendohet të jetë një përgjigje ndaj këngës “Sorry”, ku Beyonce këndon:“ Ai bën mirë të thërrasë Becky-n me flokët e bukura.” Pas këtyre kodeve të fshehura mes çiftit nuk na mbetet gjë tjetër përveçëse të presim me padurim orën e publikimit të “Family Freud” për të parë videon e plotë.

Të këshilluara

Kastro Zizo fejohet papritur

Kastro ka qenë i martuar zyrtarisht një herë, ka dy fëmijë, Nia dhe Dankan. Por lajmet e fundit tregojnë se në jetën e tij është futur një vajzë me të cilën do ...

16:19

Kendall Jenner heq dorë nga KendallJ.com

Kendall Jenner ka vendosur të heqë dorë se përdoruri aplikacionin e saj për vitin 2018. Modelja 22-vjeçare ka përditësuar KendallJ.com për dy vitet e fundit...

15:57

Rita Ora e pret 2018-tën zhveshur (FOTO)

Ajo ka pasur një vit të suksesshëm, duke u rikthyer në shumë skena të mëdha me muzikën e saj. Rita Ora ka qenë në humor të mirë që të publikojë imazhe nga viti ...

13:08

Adelina Tahiri martohet, fansat e kritikojnë

Ashtu sikurse për fejesë, Adelina përsëri i zë fansat e saj në befasi. Këngëtarja mbrëmë dha lajmin se tani është zyrtarisht e martuar. “Zyrtarisht e mart...

11:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI