Flash

Skandali në "Miss America", dorëhiqen anëtarët e bordit

Lapsi.al 28 December 2017
Skandali në "Miss America", dorëhiqen anëtarët e

Grupi i Miss Amerika po kërkon ndihmën e ish-fitueseve dhe regjizorëve, pas skandalit mbi email-et. Në postën elektronike, të botuar nga Huffington Post, zyrtarët e konkursit, ofendonin dhe talleshin me fitueset e Miss Amerika për pamjen e tyre, intelektin dhe jetën seksuale. Drejtori ekzekutiv Sam Haskell, presidenti Josh Randle dhe anëtarë të tjerë të bordit dhanë dorëheqjen për skandalin. Tani grupi po kërkon ish-fitueset e Miss Amerika për të ndihmuar në gjetjen e liderëve të rinj. Dan Meyers, kryetari i bordit të përkohshëm, tha se grupi donte që ish-fitueset të rekomandonin anëtarët për një komision që do të përcaktonte strukturën e ardhshme të udhëheqjes së konkursit të bukurisë. Email-et e publikuara përmbanin mesazhe trevjeçare mes z. Haskell dhe zyrtarëve të tjerë të konkursit. Ata i referoheshin garueseve me një term vulgar, shprehnin dëshirën që Miss Amerika të kishte vdekur dhe spekuluan mbi numrin e partnerëve që mund të kishin pasur. Sipas planit të ri, komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë, katër prej të cilëve të rekomanduar nga ish-fitueset e Miss Amerika. Duke iu përgjigjur lajmit, disa fituese të mëparshme kërkuan një zëvendësim të plotë të bordit ekzistues. “Ata kanë nënvlerësuar forcën, inteligjencën dhe vendosmërinë e grave që kanë vendosur kurorën e Miss Amerika,”-tha Miss America, 1977, Dorothy Benham. “Bordi duhet të pranojë përgjegjësinë për dëmet që kanë shkaktuar. Ata duhet të ikin menjëherë dhe të lejojnë udhëheqjen e re për të shpëtuar programin e Miss Amerikës,”- u shpreh Jennifer Vaden Barth, ish-Miss North Carolina.

Të këshilluara

Jennifer Lopez argëtohet me Kim Kardashian

Jennifer Lopez ka mbledhur mbrëmjen e kaluar miqtë  e saj dhe 100  personazhe vip, në shtëpinnë në New York.  Ndër të ftuarat kanë qenë edhe Kim dhe Kourtney Ka...

16:14

Arta Bajrami bëhet mama sërish

Arta Bajrami është bërë nënë për herë të tretë. Mëngjesin e sotëm ajo ka lindur një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Electra. Arta ka lindur në Prisht...

15:05

Beyonce dhe Jay Z përfundojnë në gjykatë

Një kompani inxhinierike, që ka punuar për të famshmit Beyonce dhe Jay Z në vilën e tyre në Bel-Air, po e paditë firmën që i ka kontraktuar ata. Kompania e q...

12:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI