Flash

Van Der Beek: Ngacmime seksuale dhe për ne aktorët meshkuj

Lapsi.al 12 October 2017
Van Der Beek: Ngacmime seksuale dhe për ne aktorët meshkuj

Vazhdon zhurma e  deklarimeve të yjeve të Hollywood-it të cilët po flasin kundër producentit te filmave Harvey Weinstein, pas akuzave të shumta të tij për ngacmime seksuale.

Që kur prodhuesi i filmit nuk është më kryetar i kompanisë së filmave Weinstein, aktore si Meryl Streep apo Jennifer Lawrence kanë reaguar ndaj sjelljes së tij "të pafalshme" ndërkohë që përkrahin femrat që kanë vendosur të flasin. Van Der Beek, 40 vjeç, mbrojti “ viktimat” e famshme të cilët kishin ngurruar të flisnin në lidhje me sulmet e tyre, duke shtuar se edhe ai kishte heshtur për përvojat që kishte patur kur ka qenë i ri dhe në kulmin e karrierës.

“Për këdo që e gjykon gruan që hesht, lexojeni këtë për perspektivë. Ajo për të cilën Weinstein po akuzohet, quhet vepër kriminale dhe ky veprim është i papranueshëm në çdo industri. Edhe unë kur isha i ri, kam patur eksperienca aspak të mira, meshkuj në moshë që më preknin të pasmet apo që më përfshinin në biseda më përmbajtje seksuale”, shprehet aktori.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI