Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Shfaqet 007, Fatos Nano me makinë superluksoze në Bllok (FOTO)

Lapsi.al 18 March 2017
Shfaqet 007, Fatos Nano me makinë superluksoze në Bllok (FOTO)

Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, lëviz me një fuoristradë “Maserati” dhe me shofer.
Ndërkohë i shoqi, Fatos Nano, lëviz 
me një makinë po kaq luksoze, tip veturë, të markës “Maserati”, makina që njihen si shumë të shtrenjta dhe që i preferojnë përgjithësisht të pasurit në botë.

Nano nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për makina dhe dëshirën për t’i nisur vetë edhe kur ka qenë Kryeministër. Dhe si gjithmonë, targa e tij e preferuar është 007, të cilën e ka në të dyja makinat e familjes. Kësaj here ai është fotografuar me të shoqen dhe dy makinat e tyre, në zonën e ish- Bllokut.

Dy makinat superluksoze të parkuara pranë njëra-tjetrës kanë rënë menjëherë në sy të kalimtarëve, edhe pse duhet thënë se në Tiranë tashmë makinat luksoze nuk mungojnë. Por prezenca e ishkryeministrit pranë tyre, ishte një arsye më shumë për të pasur kuriozitet. Kujtojmë se Fatos Nano nuk është më pjesë e politikës që prej vitit 2009, kur dhe ishte deputet i Grupit të PS.

Ka pasur ndonjë dalje sporadike në media, ku sulmonte pasardhësin e tij, kryetarin e PS-së Edi Rama. Vazhdimisht ka pasur spekulime mbi mundësinë e rifutjes në politikë të Nanos, ashtu siç thuhej vazhdimisht se ekziston një grup i fortë pro Nano brenda Grupit të PS, që mund të quhen ndryshe edhe të pakënaqurit nga lideri i ri Rama. 

Megjithatë, të gjitha këto kanë mbetur thjesht fjalë, pasi Nano duket që nuk ka ndërmend t’i rikthehet politikës, as edhe thjesht për të dhënë mendimin e tij mbi aktualitetin apo për tema të rëndësishme ku jo rrallëherë bëhen pjesë të debatit ish-kryeministra apo ish-presidentë. Ndërkohë ai ka zgjedhur jetën e qetë dhe luksoze, pasi jeton në një vilë në një rezidencë në Lundër dhe bën një jetë me udhëtime dhe qejfe të tjera, që kërkojnë jo pak para./Panorama

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI