Reperi Stresi dhe regjisori Leonard Bombaj janë takuar pas shumë vitesh dhe ky takim ka rezultuar përsëri problematik.
“Kisha shumë vite pa e parë Leonard Bombajn. Ai po jepte një spektakël në lagjen time, pranë gjimnazit “Partizani”. Mbusha një kovë me ujë te lokali përballë dhe vendosa ta lagia përpara se ai të ngjitej në skenë. Bombaj nuk duhet të dalë përpara femrave me atë që ka bërë. Gjithsesi, unë me shaka e laga”, – ka thënë Stresi per Blitz.
Edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga fillimi i problemeve mes reperit Stresi dhe regjisorit Bombaj për shkak të vajzës 15-vjeçare, e cila e akuzoi regjisorin në atë kohë për përdhunim, duket se konflikti mes tyre nuk është shuar.