“Nuk besoj se ka dhuratë më të madhe sesa të kesh një motër” është shprehur Mark Zuckerberg ndërkohë që ka shpërndarë lajmin e mirë që do të bëhet baba për herë të dytë.
Themeluesi i "Facebook" ka treguar dëshirën e madhe për të pasur një vajzë dhe thekson se ndihet i lumtur pasi një fëmijë tjetër nuk ka qënë në planin e çiftit.
Një detaj tjetër i veçantë është se Mark dhe Pricilla janë rritur në praninë e dy motrave më të mëdhaja, dhe kështu kanë dëshiruar të ndodhë edhe për fëmijën e tyre.
