
Jo 50 hijet e Gray-t, por kёto paskan qenё 50 hijet e palestrёs pёr dy aktorёt kryesorё tё fimit “Fifty Shades of Gray".
Kur keni parё filmin e parё, pёrveç atyre skenave, ju ka shkuar nё mendje se çfarё ushtrimesh iu ёshtё nevojitur aktorёve tё bёjnё pёr tё pasur atё trup? Me siguri jo, se jeni fokusuar nё tjetёr gjё.

Por tranierja Ramona Braganza ёshtё kёtu pёr t’ju zbuluar ushtrimet qё ata kanё bёrё dhe duhet tё bёni edhe ju, nёse doni tё keni njё trup tё stёrvitur dhe njёkohёsisht seksi. Dakota Johnson dhe Jamie Dornan kanё bёrё ushtrime enkas pёr t’u dukur trupi i tyre i pёrshtatshёm, sidomos nё skenat e seksit.

Ja disa detaje nga rutina e ushtrimeve tё tyre.
Ata janё stёritur pёr pesё muaj me radhё nё Vancouver, para se tё firmosnin pjesёmarrjen nё filmin e dytё “Fifty Shades Darker”.
Tranierja e zhvillonte stёrvitjen nё njё palestër qё ndodhej brenda njё rimorkioje, e cila ishte e pajisur plotësisht.
Ushtrimet ishin tё personalizuara nё kuadёr tё trupit tё secilit.
Rutina ditore e Dakota pёrfshinte ushtrime stretching, ushtrime tё pёrgjithshme, pёr kёmbёt, gjoksin dhe disa orё hot yoga.
Ndёrkohё pёr Jamie, ushtrimet ishin tё fokusuara kryesisht nё kёmbёt dhe pjesёn e sipёrme tё trupit.