Flash

Zjarri në Lufaj përhapet drejt Matit/ Perimetri arrin 5-6 kilometra

Lapsi.al 17 August 2026

Situata e zjarrit të rënë në fshatin Lufaj vijon të paraqitet problematike, ndërsa vatra ka kaluar në territorin e Bashkisë Mat, në zonën e njohur si “Qafa e Sharrit”.

Sipas informacionit mbi situatën, perimetri i zjarrit shtrihet nga “Qafa e Sharrit” deri në Shpellën e Valit, në një sipërfaqe pyjore të përbërë kryesisht nga dushqe dhe shkurre, si dellenjë, krifshë, shkozë dhe bimësi tjetër.

Terreni i vështirë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e bën të komplikuar ndërhyrjen e forcave nga toka. Pjesa më e madhe e zonës është shkëmbore, çka nuk lejon hapjen e korridoreve për izolimin e materialit djegës dhe krijimin e brezave mbrojtës.

Perimetri i zjarrit vlerësohet rreth 5-6 kilometra dhe, për shkak të terrenit të thyer, izolimi dhe shuarja e plotë e flakëve konsiderohen të mundshme kryesisht përmes ndërhyrjes nga ajri.

 

Aktualisht, vatra po avancon në drejtim të fshatit Koder-Laç dhe Lagjes Gjestila, në fshatin Bruç, pjesë e Njësisë Administrative Rukaj, në Bashkinë Mat.

Përhapja e zjarrit në këtë drejtim ka rritur shqetësimin për zonat e banuara, ndërsa vijon monitorimi i situatës dhe nevoja për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të frenuar avancimin e flakëve. 

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI