Flash

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës

Lapsi.al 15 July 2026

Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë vijuar rritjen, ku çmimi i naftës ka arritur rreth 200 lekë për litër.

Ditën e sotme në pikat e karburantit me pakicë, nafta po tregtohet deri në 198 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 189 lekë për litër.

Brenda pak ditësh çmimi i naftës është rritur 10 lekë për litër, ndërdsa benzina 5 lekë për litër.

Ditën e premte çmimi i naftës arriti në 188 lekë për litër, nga 176 lekë për litër që ishte në mesin e muajit qershor, kur qeveria vendosi ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës. Çmimi i naftës u shtrenjtua me 12 lekë për litër.

Edhe benzina pati rritje, duke u tregtuar me 184 lekë për litër, nga 166 lekë për litër që ishte çmimi i vendosur me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës. Rritja me 18 lekë për litër.

Shoqata e Hidrokarbureve pohon se përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka rikthyer shqetësimet për furnizimin global me naftë, duke shtuar rrezikun në tregjet ndërkombëtare  dhe rritjen e çmimit të naftës me shumicë.

Në bursat e huaja çmimi i naftës platts arriti 1,198 USD/ton/, ndërsa çmimi i naftës “brent crude” ditën e sotme ka arritur 85 USD për fuçi nga  76 USD për fuçi që arriti ditën e premte.

Në mesin e muajit qershor, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, njoftoi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës, me argumentin se çmimet e karburanteve kishin qenë në rënie për dy javë radhazi.

Bordi i Transparencës u krijua më 23 mars 2026, në kulmin e krizës së çmimeve të karburanteve pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Me vendimin e tij të parë, çmimi i naftës u ul nga 214 lekë në 203 lekë për litër. Megjithatë, pas kundërshtimeve të importuesve, të cilët paralajmëruan ndërprerje të furnizimit, vetëm dy ditë më vonë Bordi e rriti çmimin në 218 lekë për litër.

Përveç krijimit të Bordit, qeveria ndërhyri edhe me një akt normativ që parashikonte uljen e akcizës me 20%, në rastet kur çmimi i naftës kalonte 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.

Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, kjo masë është zbatuar vetëm dy herë, me një efekt financiar prej rreth 37 mln lekësh, ose afërsisht 390 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI