Flash

“Pa sigurimin e shëndetit nuk do t’ia dilja”. Dëshmia: SIGAL ofron imunoterapinë në spitalet evropiane

Lapsi.al 15 July 2026

“Vetëm në sajë të siguracionit pata mundësinë të trajtohem jashtë dhe të vazhdoj të trajtohem jashtë”, nis dëshminë e tij për një televizion kombëtar një përfitues nga sigurimet e shëndetit.

Një sigurim shëndetësor privat ndihmon financiarisht të përballosh me sukses sëmundje që ndryshe do të ishin të papërballueshme.

Një qytetar gjashtëdhjetëvjeçar, me identitet të mbrojtur, rrëfeu për televizionin përvojën sipërfitues i sigurimit shëndetësor privat.

“Po te isha pa siguracion privat te SIGAL do të ishte një pikëpyetje e madhe nëse sot do të isha ende gjallë, sepse nuk do të kisha pasur mundësi financiare, as personalisht dhe as familjarisht, për tu trajtuar jashtë” 

Në vitin e tretë të sigurimit, pacienti u diagnostikua me një tumor shumë të rrallë. 

Sigurimi shëndetësor në SIGAL mundëson edhe Target Terapinë e personalizuar onkologjike, bazuar në analizën gjenetike të tumorit, një metodë e fjalës së fundit.

“Kostoja e trajtimit ishte jashtëzakonisht e lartë. Fillimisht, preventivi ishte rreth 4 000 euro çdo tre javë, pasi çdo tre javë zhvillohej seanca e imunoterapisë. Më pas, sipas skemës së re të imunoterapisë dhe terapisë së targetuar, kostoja arriti në rreth 8 500–9 000 euro çdo 28 ditë. 

Fillimisht, trajtimi ishte parashikuar të zgjaste rreth një vit deri në një vit e gjysmë. Megjithatë, duke parë ecurinë e sëmundjes dhe vlerësimet mjekësore, u pa e arsyeshme që ai të zgjatej edhe në një fazë të dytë”, rrëfen qytetari, tanimë pacient dhe ndjekës i rregullt i një terapie novatore shumë të kushtueshme. 

Sigurimi financiar është edhe garanci për qetësinë familjare. 

“Nga ana tjetër, familja ime ndihet e qetë dhe e sigurt, sepse e di që, nga pikëpamja financiare, trajtimi im vazhdon të mbulohet nga SIGAL. Pikërisht për shkak të përvojës sime, edhe anëtarë te tjerë të familjes janë siguruar pranë SIGAL”, i shtoi dëshmisë së tij pacienti.

Çfarë është target terapia? 

Falë sigurimit shëndetësor në SIGAL INSURANCE GROUP një nga risitë më të rëndësishme tëmjekësisë bashkëkohore është e arritshme për pacientë nga Shqipëria.

Target Terapia, trajtimi më i avancuar dhe më i personalizuar kundër sëmundjeve onkologjike, është realitet.

Ky trajtim, me sigurimin shëndetësor në SIGAL, kryhet në qendrat më të specializuara të Evropës.

Metoda bazohet në analizën e detajuar të ADN-së dhe ARN-së së tumorit, për të identifikuarsaktësisht faktorët që nxisin sëmundjen tek çdo pacient.

Në këtë mënyrë, mjekët mund të përcaktojnë terapinë më efektive, me më pak efekte anësore dhe rezultate më të mira në kohë më të shkurtër.

Targetohen qelizat e prekura nga tumori dhe “kursehen” ato të shëndetshmet.

Dëmshpërblimet, dëshmia e korrektësisë

Në pesë muajt e parë të këtij viti SIGAL në Shqipëri ka dëmshpërblyer rreth 1.5 milionë euro nësigurimet shëndetësore, gjysmën e të gjitha pagesave të industrisë në vend.

SIGAL INSURANCE GROUP, në të tre vendet e rajonit, për pesëmujorin e parë të vitit 2026, janar-maj, ka dëmshpërblyer mbi 22 milionë euro për mbi 30 mijë përfitues në sigurimet e jetës dhe të jojetës. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI