Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Magjistratët: Astrit Kalaja, ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”

Lapsi.al 7 October 2026

Magjistratët: Astrit Kalaja, ende pa statusin “Dëshmor i

Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar masa konkrete për sigurinë e magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë. Përmes një deklarate zyrtare, magjistratët kërkojnë që Kalajas t’i njihet statusi “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa familjes dhe fëmijëve të tij t’u garantohet trajtim institucional.

Ata thonë një vit pas ngjarjes, gjykatat dhe prokuroritë ende nuk kanë një strukturë të posaçme policore për sigurinë, ndërsa mungon edhe një mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve ndaj magjistratëve. Më tej, ata theksojnë se siguria e magjistratit nuk është privilegj, por është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion.

Magjistratët u bëjnë thirrje institucioneve që të miratojnë masa konkrete për mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjeve të tyre. Kjo duke theksuar se vrasja e Kalajas duhet të shërbejë si shtysë për forcimin e sigurisë në sistemin e drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Një vit pa gjyqtarin Astrit Kalaja. Një vit pa përgjigje. Më 6 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri ndërsa ishte në ushtrim të detyrës së tij. U vra në sallën e gjyqit, aty siguria duhet të garantohet më shumë se kudo tjetër. Në këtë përvjetor, ne, magjistratët e Shqipërisë, përkulemi para kujtimit të tij dhe qëndrojmë pranë familjes së tij. Por përkujtimi dhe solidariteti nuk mjafton. Një vit pas vrasjes, organet shtetërore ende nuk i kanë njohur gjyqtarit Astrit Kalaja statusin “Dëshmor i Atdheut”, që i takon një gjyqtari të vrarë në detyrë. Procedurat vazhdojnë të zvarriten, duke i detyruar familjarët që t’i drejtohen gjykatës. Për fëmijët e tij, njëri prej të cilëve i mitur, nuk është parashikuar asnjë trajtim i posaçëm institucional. Kërkesat e magjistratëve për masa që do ta lehtësonin sadopak dhimbjen e tyre kanë mbetur gjithashtu pa përgjigje. Edhe siguria ka mbetur në vend.

Një vit pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit, gjykatat dhe prokuroritë nuk kanë ende një strukturë policore të posaçme. Nuk ka mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar. Nuk ka një kuadër ligjor të ri për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Nga autoritetet kompetente mungon ende një reagim konkret dhe i qëndrueshëm. Nëse një gjyqtar nuk është i sigurt në sallën e gjyqit, sa i sigurt është qytetari që hyn në të? Sulmi ndaj gjyqtarit Kalaja ishte sulm ndaj gjithë sistemit të drejtësisë, ndaj gjykatës që vendos, por edhe ndaj qytetarit që kërkon drejtësi. Magjistratët e njohin nga afër këtë rrezik. Ata përballen çdo ditë me çështje për krime të rënda, krim të organizuar dhe korrupsion, dhe shpesh bëhen, bashkë me familjet e tyre, objekt kërcënimesh e presionesh.

Kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të mbetet vetëm homazh. Nderi dhe dinjiteti i shtetit shqiptar kërkojnë veprim. Prandaj, u kërkojmë institucioneve shtetërore që, pa asnjë vonesë tjetër, të njohin statusin “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, t’i garantojnë familjes dhe fëmijëve të tij një trajtim institucional dinjitoz, të krijojnë një strukturë të posaçme policore për sigurinë e gjykatave dhe të prokurorive, të ngrenë një mekanizëm efektiv për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar e të familjeve të tyre, si dhe të miratojnë një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Siguria e magjistratit nuk është privilegj. Është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion. Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar. I paharruar qoftë kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja! Unioni i Gjyqtarëve Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI