Flash

Kultivonin kanabis, shpallen në kërkim babë e bir në Kukës

Lapsi.al 11 July 2026

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Zabeli”, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i këtij operacioni, janë shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djali i tij 29-vjeçar, të dyshuar se kultivonin bimë narkotike, i përpunonin dhe më pas i shisnin.

Gjatë kontrolleve në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, shërbimet e Policisë konstatuan 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët narkotike ishin kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç dhe M. R., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Gështenjë. Policia vijon punën për kapjen e tyre.   

Në vijim të operacionit, efektivët ushtruan kontroll edhe në banesën e 63-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Për këtë rast është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e 63-vjeçarit, shtetasja V. R., 52 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit Gështenjë, shtetasi S. R., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI