Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

Lapsi.al 15 October 2026

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me

Aplikimi i normës maksimale efektive vjetore të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore do të përcaktohet edhe me ligj.

Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorit” parashikon që norma maksimale efektive vjetore e interesit e një marrëveshjeje kredie konsumatore do të përcaktohet me udhëzim të përbashkët ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe ministrisë përgjegjëse për çështjet e mbrojtjes së konsumatorit.

Projektligji përcakton se norma efektive maksimale vjetore e interesit përfshin të gjitha tarifat,

komisionet dhe kostot e tjera, që lidhen me kredinë, në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi. Çdo dispozitë kontraktuale, që parashikon një normë efektive maksimale

vjetore interesi mbi kufirin e lejuar, do të jetë absolutisht e pavlefshme.

Projektligji përcakton gjithashtu se kreditë konsumatore dhe hipotekare do të rregullohen nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian në këtë fushë. Një parashikim i tillë krijon hapësira ligjore për rregullime të mëtejshme të lidhura edhe me kredinë hipotekare.

Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të vitit 2022, pasi Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”. Megjithatë, qysh atëherë Banka e Shqipërisë kërkoi që aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore të parashikohej në ligj.

NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës.

Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. Në vitin 2025, pas disa ndryshimeve në rregullore, u vendos që për kreditë deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal të ishte i barabartë me mesataren e normës efektive të interesit, pa aplikuar shtesa.

NEI maksimal është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri.

Arsyeja kryesore e vendosjes së NEI-t maksimal ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Rregullorja vendosi një kufi të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal + interesa). Vendosja e këtij tavani është parë e arsyeshme për shkak të problemeve të krijuara me kreditë e këqija që kalonin nëpër një fazë të stërzgjatur të procesit të rekuperimit.

Penalitetet e larta, që i fryjnë detyrimet përtej çdo kufiri të arsyeshëm, janë identifikuar si një element që cenon të drejtat e huamarrësve dhe ushqen praktika jo etike biznesi, sidomos nga mbledhësit e borxheve të këqija./Monitor

Të këshilluara

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI