Flash

Grafiku/ Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet për arsimin

Lapsi.al 18 August 2026

Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në vend përbënin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt mesatares prej 4.7% në BE, sipas të dhënave të Eurostat.

Diferenca arrin në 1.8 pikë përqindje të PBB-së. Në terma relativë, pesha e shpenzimeve për arsimin në ekonominë shqiptare ishte rreth 38 pike % më e ulët se mesatarja europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipërisë do t’i duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit në raport me madhësinë e ekonomisë.

Po të përfshihej në renditjen e 27 vendeve anëtare, Shqipëria do të kishte nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin. Sipas Eurostat, në fund të renditjes së BE-së ishte Rumania, me 3% të PBB-së, e ndjekur nga Greqia me 3.3% dhe Malta me 3.4%.

Në anën tjetër, vendet që i kushtuan pjesën më të madhe të ekonomisë financimit të arsimit ishin Suedia, me 6.8% të PBB-së, Finlanda me 6.3% dhe Belgjika me 6.2%. Danimarka shpenzoi 6.1% të PBB-së. Krahasuar me Suedinë, pesha e shpenzimeve shqiptare ishte më pak se gjysma.

Në nivel të Bashkimit Europian, shpenzimet publike për arsimin mbetën të pandryshuara në 4.7% të PBB-së krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, ato ishin 0.3 pikë përqindje më të ulëta se në vitin 2020, kur arritën në 5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së këtyre të dhënave në vitin 2012.

Edhe në krahasim me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit për peshën e shpenzimeve publike për arsimin. Me 2.9% të PBB-së, vendi ishte rreth 1 pikë përqindje nën mesataren e WB6 prej 3.9%. Vlerat e fundit të përdorura nga OECD janë 4.7% për Kosovën, 4.4% për Bosnjë-Hercegovinën, 4.1% për Malin e Zi, 3.7% për Maqedoninë e Veriut dhe 3.3% për Serbinë.

Statistikat e Eurostat mbulojnë financimin publik për të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri tek ai universitar dhe doktoral, por përjashtojnë programet e zhvillimit arsimor në fëmijërinë e hershme. Shpenzimet përfshijnë financimin e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore, si edhe bursat, kreditë dhe transfertat e tjera për nxënësit, studentët dhe familjet e tyre. /Monitor 

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI