Flash

Veliaj kërkon hetim për Ramën dhe Toni Gogun: Më kërcënuan, jam gati të jap dëshmi

Lapsi.al 2026-11-11 15:47:00

Veliaj kërkon hetim për Ramën dhe Toni Gogun: Më

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për atë që i cilëson si ndërhyrje dhe kërcënime të ushtruara ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. 

Veliaj pretendon se transferimi i tij nga paraburgimi në Durrës drejt Fierit dhe kushtet e qëndrimit në paraburgim mund të jenë përdorur si mjete presioni politik, me qëllim që ai të pranonte organizimin e protestave në Tiranë dhe të jepte dorëheqjen nga mandati i kryetarit të bashkisë.

Veliaj shprehet se është i gatshëm të dëshmojë nën betim përpara Kuvendit, të përballet drejtpërdrejt me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, si dhe të paraqesë çdo provë që disponon. Ai kërkon gjithashtu që të njëjtit standard llogaridhënieje t’i nënshtrohet edhe kryeministri Edi Rama.

“Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj. Kam kërkuar gjithashtu që Kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje”, deklaron mes të tjerash Veliaj.

DEKLARATË E KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, ERION VELIAJ

Sot i jam drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, me kërkesën për inicimin e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar mbi ndërhyrjet dhe kërcënimet që kam deklaruar se janë ushtruar ndaj meje nga Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë.

Kam kërkuar të hetohet nëse transferimi im nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për të më detyruar të pranoj organizimin e protestave në Tiranë dhe të jap dorëheqjen nga mandati që më kanë besuar qytetarët e kryeqytetit.

Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj. Kam kërkuar gjithashtu që Kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje.
Kërkesën ia kam drejtuar shumicës parlamentare të partisë sime, sepse kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk mund të kushtëzohet nga përkatësia politike e atyre që duhet të japin llogari.

Kam vënë në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe kam kërkuar ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.

Nuk kërkoj që Kuvendi t’i marrë si të mirëqena deklarimet e mia. Kërkoj që t’i hetojë. Mandati i një kryetari bashkie buron nga vota e qytetarëve dhe vota e qytetarëve nuk mund të bëhet objekt shantazhi politik.
Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë

 

Të këshilluara

SP MP Sara Mile appears in SPAK

Socialist Party MP Sara Mile appeared this Wednesday at the premises of the Special Prosecution Office (SPAK).  It is learned that the MP arrived alone at...

10:02

ide

Andi Bushati: Parody of the taxation of the rich by their prime minister

Regardless of the rhetoric, there can be no illusion that Edi Rama has joined the global trend to reduce inequalities. Because the debate that is raging today is essentially concerned that their deepening is leading to the destruction of democracy. While in our country the opposite is happening. It is the will to destroy democracy that is producing more inequality.

13:31 Andi Bushati

Andi Bushati: Edi Rama is behind the money seized in Germany

Payments to the former head of SHISH from rigged tenders of ANA prove the strange mania to compromise with the state's money and its officials. It doesn't matter that Vlora Hyseni was appointed by Rama himself, it didn't matter that she was considered a blind loyalist, without being corrupt she couldn't be called a devoted servant

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI