Flash

BIe emigracioni i parregullt në BE, por problem mbetet kufiri Shqipëri-Greqi

Lapsi.al 2026-11-11 15:34:00

BIe emigracioni i parregullt në BE, por problem mbetet kufiri

Ndërsa Bashkimi Europian po regjistron një rënie të kalimeve të parregullta të kufijve, itinerari që lidh Greqinë me Shqipërinë po shfaq një tendencë të kundërt. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, tregojnë se gjatë vitit 2026 janë shtuar rastet e identifikuara në këtë itinerar, në një kohë kur flukset migratore në rrugën tradicionale të Ballkanit Perëndimor janë tkurrur.

Sipas të dhënave të Frontex për periudhën janar-korrik 2026, në itinerarin e klasifikuar si “Circular route to Albania” u regjistruan 281 kalime të parregullta, nga 257 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 9%, ndonëse numri absolut i rasteve mbetet relativisht i ulët.

Tendenca është e ndryshme nga ajo e regjistruar në rrugën e Ballkanit Perëndimor, ku gjatë shtatë muajve të parë të vitit u identifikuan 4.910 kalime të parregullta, me një rënie prej 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo diferencë tregon se zhvillimet migratore në rajon nuk janë të njëtrajtshme. Ndërsa korridoret kryesore të kalimit drejt vendeve të Bashkimit Europian po regjistrojnë më pak raste, disa itinerare më të vogla vijojnë të shfaqin rritje.

Rënia e emigracionit të parregullt në kufijtë e BE-së

Në njoftimin më të fundit për nëntëmujorin 2026, Frontex raporton një rënie të përgjithshme të kalimeve të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian.

Zhvillimi reflekton ndryshimet në flukset migratore drejt Europës, të cilat ndikohen nga kontrollet kufitare, politikat e migracionit, situata në vendet e origjinës dhe ndryshimi i itinerareve të përdorura nga emigrantët.

Megjithatë, rënia në nivel europian nuk nënkupton domosdoshmërisht një reduktim të njëjtë të presionit migrator në çdo segment kufitar. Rasti i itinerarit Shqipëri-Greqi tregon se lëvizjet mund të ndryshojnë edhe brenda të njëjtit rajon.

Çfarë tregojnë shifrat për Shqipërinë?

Itinerari “Circular route to Albania” monitorohet veçmas nga Frontex dhe lidhet me lëvizjet migratore në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Megjithatë, të dhënat nuk duhen interpretuar si numër i shtetasve shqiptarë që kanë emigruar në mënyrë të parregullt drejt Bashkimit Europian. Klasifikimi i Frontex i referohet itinerarit të kalimit dhe jo shtetësisë së personave të identifikuar.

Gjithashtu, statistikat pasqyrojnë rastet e evidentuara të kalimit të parregullt të kufirit, çka do të thotë se i njëjti person mund të regjistrohet më shumë se një herë.

Për Shqipërinë, këto zhvillime kanë rëndësi në kuadër të menaxhimit të kufijve, bashkëpunimit me autoritetet europiane dhe monitorimit të ndryshimeve në korridoret migratore të Ballkanit Perëndimor. /D.H. Monitor 

Të këshilluara

SP MP Sara Mile appears in SPAK

Socialist Party MP Sara Mile appeared this Wednesday at the premises of the Special Prosecution Office (SPAK).  It is learned that the MP arrived alone at...

10:02

ide

Andi Bushati: Parody of the taxation of the rich by their prime minister

Regardless of the rhetoric, there can be no illusion that Edi Rama has joined the global trend to reduce inequalities. Because the debate that is raging today is essentially concerned that their deepening is leading to the destruction of democracy. While in our country the opposite is happening. It is the will to destroy democracy that is producing more inequality.

13:31 Andi Bushati

Andi Bushati: Edi Rama is behind the money seized in Germany

Payments to the former head of SHISH from rigged tenders of ANA prove the strange mania to compromise with the state's money and its officials. It doesn't matter that Vlora Hyseni was appointed by Rama himself, it didn't matter that she was considered a blind loyalist, without being corrupt she couldn't be called a devoted servant

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI