Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Berisha: Sot në Shqipëri nderohen xhelatët dhe banditët njësoj si në diktaturën e Enver Hoxhës

Lapsi.al 7 July 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet e diktaturës së Enver Hoxhës.

Gjatë një takimi me departamentin e ish-të përndjekurve politikë, Berisha kritikoi vendosjen e emrit Kristaq Rama në një rrugë në Durrës, duke e cilësuar si “fyerje dhe dhunë morale” ndaj ish-të përndjekurve politikë.

Ai solli në vëmendje vuajtjet e të përndjekurve gjatë komunizmit dhe tha se kujtesa e tyre përbën një detyrim për shoqërinë shqiptare.

"Njëri prej tyre, Enriko Veizi, në një vepër të tij, do ta quajmë të serialit 'Rrno për me tregue', përshkruan në këtë mënyrë kalvarin e tij: 'Më arrestuan dhe më thanë se je agjent i CIA-s. Ti, Enrik, je agjent i CIA-s'.
Unë, thotë, s'kisha ku... Si përfundim, kishin studiuar dobësinë time, që ishte bashkëshortja, e cila ishte pa njerëz të vet në rrethin familjar. Kështu që domethënë e dinin që unë do bëja ç'është e mundur që ajo të mos vuante nga persekutimi im.

Dhe më thonë: 'Tani, zgjidh e merr: Ose bashkëshorten do ta internojmë, do bëjmë këto, këto, këto, ose prano që ti je agjent i rekrutuar i CIA-s'.
Për hir të saj pranova. Pranova sepse këto ishin rrethanat.

Më rekrutoi CIA në një udhëtim që pata në Algjeri, tek kthehesha në Romë. Më erdhi agjentja dhe firmosa. Firmosa dhe fillova aktivitetin.
E mbajnë në burg gjashtë muaj tani, duke e përpunuar se si do fliste në gjyq. Pas gjashtë muajsh, i thonë: ‘Jo Enrik, ti nuk je agjent i CIA-s, ti je agjent i KGB-së’. Ky thotë: ‘Jo, tani nuk pranoj’.

'Po tani gjashtë muaj unë u bëra agjent i CIA-s. S'kam asnjë lloj lidhje mbi tokë! Çfarë mund të pranoj? Mirë atë e kisha një udhëtim në Algjeri dhe gjeta një shkak, po këtu s'kam’.
‘Ta gjejmë ne,’ i thonë. Dhe e gjetën njërin nga ata që ata keqpërdorin nëpër burgje, dhe ai thotë: ‘E kam rekrutuar unë këtë. Unë jam agjent edhe e kam rekrutuar’.
E tregova këtë rast të përshkruar nga ky inxhinier i naftës, i cili pas grupit të Lipe Nashit, se kështu quheshin ato, u dënua disa vjet mbrapa edhe ky me një grup shokësh, ishte nëndrejtor i Institutit të Naftës.

Pra, ky ishte kalvari për të cilin, Nuredini kalon një vepër të pavdekshme, Enriku po ashtu, dhe kujtesa e tyre është një detyrim madhor për shoqërinë shqiptare, për inteligjencën shqiptare, dhe realisht ata janë të pavdekshëm si me kontributin ashtu dhe me martirizimin e tyre.
Por sot në Shqipëri nderohen, për fatin më të keq, xhelatët. Nderohen banditët dhe kriminelët. Kohë identike në rrafshin moral me atë të diktaturës së Enver Hoxhës.

Të vendosësh në qytetin e Durrësit një rrugë me emrin Kristaq Rama, është një fyerje, është një poshtërim, është një dhunë morale për të gjithë shtresën e të përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Dua ta pranoj, në shoqërinë e kaluar ekzistonte grupi i xhelatëve. Ishin ata të cilët përgatisnin dosjet, thyenin kockat, bënin dëshmitë e rreme, firmosnin ekzekutimet, firmosnin burgosjet, dhe natyrisht ishte grupi i martirëve, ata që i nënshtroheshin këtij kalvari, për të vërtetat që mbronin.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI