Flash

Berisha: Banorëve në jug po u blihen pronat me trasta me para

Lapsi.al 7 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu hodhi akuza të rënda për projektet që pritet të ndërtohen në vebdin tonë, duke iu referuar edhe këtë herë librit “Albanian Files”.

Ai tha se kryeministri Rama e përdor Shqipërinë si çiflig, duke ua dhënë tokat trafikantëve.
Berisha në fjalën e tij deklaroi se tokat në gjug po blihen me para që e kanë origjinën nga trafiku i drogës.

“Libri i kuq “Albanian Files është”, një libër që tregon se Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, të cilin ua ka dhënë baronëve të drogës.
Libri i kuq është aktakuza më e rëndë ndaj një diktatori, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, ligje kombëtare as ndërkombëtare, se për këtë njeri, njësoj si për sulltanët e shekujve më parë që kishin ligj se toka, ajri dhe uji janë pronë e perandorit.
Edhe për Edi Ramën zonat më panoramike, të brigjeve, maleve, kodrave, deteve janë prona që u jepen për zhvillim trafikantëve.
Dëshmitë janë flagrante, ju i keni parë sesi banorët po shpërngulen, trafikanët po u shkojnë me trajsa me para. U blenë pronat dhe po i largojnë nga trojet e tyre. Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodrat në jug, po shpopullojnë me narkoeruo brigjet e Shqipërisë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI