Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Vendimi për Ballukun/ Lubonja: Bllokimi është politik dhe jo ligjor

Lapsi.al 6 February 2026
Vendimi për Ballukun/ Lubonja: Bllokimi është politik dhe jo

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa Gjykata Kushtetuese prej 10 orësh mbledhje, pritet të japë vendimin. Lubonja tha se i gjithë ngërçi është politik dhe jo ligjor.

“Ngërçi, bllokimi është politik dhe jo ligjor. Është e qartë se kjo çështje, jam i bindur se këtu nuk duhet 10 orë që të vendosin, Këta gjyqtarë kanë pasur të gjithë kohën për të marrë një vendim brenda interpretimit që i bën Kushtetutës.

10-orëshi sot është absurd. Këtu luhet politikë dhe jo drejtësi. Këta gjykatës nëse janë serioz, këta kanë qëndruar kaq gjatë për ta hedhur topin matanë. SPAK duhet të ishte më i qartë që në fillim. Të kërkonte arrestimin, dhe kjo që e ka marrë vendim për pezullim nga funksioni është problem që nis që atje.

Të gjitha këto tregojnë forcën që ka politika mbi SPAK dhe Kushtetuesën. Problemi kryesor është Parlamenti që kontrollohet nga mazhoranca, kjo vonesë është si rezistenca e fundit”, tha ai. /BalkanWeb

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se nga aksidenti nuk ka p...

18:30

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI