Flash

Memaliaj/ Burri rreh gruan dhe e kanos me armë, arrestohet nga policia

Lapsi.al 24 January 2026
Memaliaj/ Burri rreh gruan dhe e kanos me armë, arrestohet nga policia

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes në Tepelenë. Një 53-vjeçar, që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste me vdekje, u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, e cila u mor si provë materiale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, nën Komisariatin e Policisë Tepelenë, vepruan pas njoftimit për dhunën dhe kërcënimet, duke organizuar menjëherë ndërhyrjen për parandalimin e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.

NJOFTIMI I POLICISE

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI