Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Fuste drogë në burg, prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për policin

Lapsi.al 24 January 2026
Fuste drogë në burg, prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg

Prokuroia e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për punonjësin e policisë së Burgjeve dhe dy personave të tjerë që fusnin drogë në burg kundër pagesës. Mësohet se punonjësi i policisë së burgjeve me iniciale N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan, merret me futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm.

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në burgn e Elbasanit.

Punonjësi i Policisë bashkëpunon me shtetasen E.M. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Ndërkohë që shumat që efektivi paguhet variojnë nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm.

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

Nga Prokuroria u mor dhe administrua informaconi se shtetasi N.K këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.M. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.

Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg” parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal. Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026.

Të këshilluara

Djali i Sokol Olldashit kritika Berishës

Kreu i PD Sali Berisha po me të rinjtë e FRPD Foltoren e radhës. Një nga folësit ishte Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashi, i cili theksoi se me Foltore p...

20:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI