Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Ç'do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do të tregojë fuqinë e saj

Lapsi.al 22 January 2026
Ç'do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha:

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në emisionin “Opinion” Berisha renditi arsyet pse protestat nuk kanë pjesëmarrje masive, duke thënë se Rama ngjall frikë te qytetarët dhe censuron median.

Më tej, kryedemokrati u shpreh se të shtunën “opozita do të tregojë fuqinë e saj dhe kreativitetin e saj” dhe se betejën me qeverinë “Rama” do e vijojë deri në “pikën e fundit”.

“Në situatën aktuale kauza e kësaj proteste është kauza më e ligjshme se çdo proteste për dy arsye, qeveria nuk ka legjitimitetin për shkak të farsës elektorale, kjo është faktuar nga raportet ndërkombëtare dhe nga Departamenti i Shtetit.

Së dyti, një qeveri që del nga zgjedhje të ndershme, por vjedh qytetarët ajo humbet legjitimitetin. Në një diktaturë autoritare, fika ka dy faktorë të tmerrshëm. Çdo ditë takoj njerëz. Rama njeriu i urrejtjeve personale ka përcjell këtë frymë në të gjithë narko-shtetin e tij. Këtu është faktori frikë i pamohueshëm

Faktori i dytë është censura, kontrolli që u bëhet mediave. Efekti më i tmerrshëm i censurës është se i bën njerëzit që të mos dinë se çfarë të besojnë. Jep 40 rroga analistësh që në çdo studio mashtrojnë qytetarët. Pra, kur ai merr tokën e shkollës të dhuruar nga pronarët për të bërë shkollë bujarisht dhe ia jep medias për ta kontrolluar atë me një euro.

Njëri pronar është socialist aty dhe merr 3 milionë euro shpërblim për tokën, ai që ka televizionin e merr me një euro dhe qytetarët 3 milionë euro. 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Të riut shqiptar unëi ofroj gjën ëmë të madhe mundësin për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri dhe jo rrugëve të botës dhe unë e kam faktuar këtë.

Në vitin ’94-’96 rritej numri i shqiptare dhe në vitin 2007-2014 numri i qytetarëve shqiptarë rritje. Iu garantojë se Shqipëria ka çdo mundësi që të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë ëndrrën në vendin e tyre. Rama nuk është alternativë ai duhet të largohet. Rama nuk qëndron në zyrë gjatë protestave, ia mbath, le të qëndrojë dhe ta provojë. Populli ka fuqi.

Opozita është në provën e saj më të madhe. Në provën me jetë ose vdekje. Në datën 24 do të tregojmë fuqinë e opozitës, kreativitetin e saj. Do i tregojmë botës se vërtet ky kryeministër përdor drejtësinë për të mbrojtur ministrat sepse është vetë.

Është kuptuar se mbrapa Belindës është Rama, të gjitha këto janë të zbardhura. Nuk janë akuza të opozitës, janë dëshmi tronditëse brenda dhe jashtë vendit. opozita do të qëndrojë deri në pikën e fundit të saj se këta kanë zero legjitimitet”, - tha Berisha. /Opinion.al

Të këshilluara

Pas Vlorës, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën e ambasadës së ...

19:29

Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardh...

19:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI