Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

BIRN: Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun

Lapsi.al 22 January 2026
BIRN: Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për

Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro.

Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se Gjykata e Posaçme, GJKKO, kishte ndërhyrë në kompetencat e tij kushtetuese me pezullimin nga funksionet ekzekutive të bashkëpunëtores së tij dhe se masa binte ndesh me imunitetin që Kushtetuta u jep deputetëve dhe ministrave.

Me të njëjtat argumente u paraqitën në seancës e së enjtes para trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, që morën pjesë si palë të interesuara në proces.

Edhe pse po shqyrtohej një vendim i marrë nga ky organ, Gjykata e Posaçme njoftoi mosprezencën në seancë, pasi në vlerësimin e saj nuk mund të legjitimohej si palë në gjykimin kushtetues me kërkues kryeministrin.

“Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor,” tha Gjykata e Posaçme përmes një njoftimi.

Vendimin për pezullimin nga detyra të Ballukut e mbrojtën prokurorët e SPAK-ut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët argumentuan se masa e pezullimit nga detyra nuk cënonte kompetencat e Kryeministrit, por ishte bërë në favor të interesit publik, pasi qëndrimi në detyrë i të pandehurës përbën rrezik për përsëritjen e krimit për të cilën akuzohet dhe helmim të provave në dëm të hetimit ndaj saj.

SPAK e konsideroi ankesën e Kryeministrit në Gjykatë Kushtetuese për të shfuqizuar një masë gjykate si ndërhyrje në punën e organeve ligjore të drejtësisë.

“Hetimet e deritanishme kanë zbuluar prova se ajo mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale. Duke marrë parasysh detyrat e të pandehurës që drejton një ministri të madhe, si në strukturë dhe në buxhet, dhe duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të saj në proceset tenderuese dhe përdorimin e detyrës publike, rrezikshmëria shoqërore është e lartë dhe ekziston rreziku që të kryejë vepra të tjera penale, të pengojë hetimin, të manipulojë provat apo dhe të largohet,” tha prokurori Prençi para Gjykatës Kushtetuese.

Prokurori tha gjithashtu se pretendimet e Kryeministrit janë të pambështetura dhe ndikojnë mbi kompetencat e Gjykatës së Posaçme.

“…mund të krijojë një precedent të rrezikshëm, ku ekzekutivi mund të ndikojë në vendimet gjyqësore dhe në balancën kushtetuese të pushteteve,” tha ai.

Sipas prokurorit Prençi, pezullimi nga detyra i një ministri nuk cënon kompetencat e Këshillit të Ministrave sepse ai është një organ kolegjial dhe në asnjë rast, puna e tij nuk pengohet nga mungesa e një ministri dhe po ashtu nuk ‘e detyron’ Kryeministrin që ta shkarkojë ministrin, pasi masa është e përkohshme dhe vlerësohet në mënyrë periodike nga gjykata.

“Pretendimi i Kryeministrit nuk ka bazë juridike sepse ‘pezullimi’ nuk është në bazën ligjore në kompetencat e tij”- argumentoi më tej ai, duke shtuar se nga ana tjetër vendosja e masës së pezullimit nga detyra është ushtrim i pavarur i pushtetit gjyqësor me karakter individual dhe si garantues për mbarëvajtjen e hetimeve.

Ai e cilësoi ankesën e Kryeministri si tentativë për të krijuar “mosmarrëveshje kompetencash artificiale” dhe e vlerësoi si të rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të mbante parasysh garantimin e pavarësisë së gjyqësorit në vendimin e saj.

“Rendi kushtetues do të vihej në rrezik nga shfuqizimi i masës,” tha ndër të tjera Prençi në parashtrimet e tij në gjykatë.

Në një vendim të mëparshëm, Kushtetuesja vendosi të pezullojë vendimin e GJKKO duke rikthyer në detyrë Ballukun, deri në shqyrtimin në themel të cështjes, vendim ky që për SPAK ka krijuar rrezik potencial për kryerjen e krimeve të tjera të ngjashme dhe helmim të provave nga ana e së pandehurës.

Ndërkohë që shqyrtohet ligjshmëria e masës për pezullimin nga detyra, SPAK ka dërguar prej dy muajsh në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për të marrë një masë më të rëndë ndaj Ballukut, me pretendimin se ajo ka kryer veprën penale të intimidimit të dëshmitarëve pas kthimit në detyrë.

Shumica socialiste në Kuvend po zvarrit marrjen e një vendimi me orientim të kryeministrit Rama, ndërsa përfaqësuesja e Kuvendit në seancën e Gjykatës Kushtetuese, Mimoza Arbi, tha se edhe masa e pezullimit nga detyra duhej të kërkonte një autorizim të Kuvendit, pasi ishin cënuar imuniteti i garantuar në Kushtetutë për deputetët dhe se cënon kompetencat e Kuvendit që është organi që e ka votuar ministrin.

“Duke pranuar që pezullimi mund të arrijë deri te shkarkimi, cenohen kompetencat e Kuvendit si organ ligjvënës,” tha ndër të tjera ajo, duke shtuar se vendimi I GJKKO krijonte konfuzion juridik në lidhje me statusin e akteve, pasi emërimi bëhet me dekret të Presidentit I cili prodhon efekte juridike të plotë dhe është akt kushtetues.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Presidenca dhe përfaqësuesit ligjorë të saj argumentuan se Kushtetuta nuk njeh mekanizëm për pezullimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, ndërsa këshilltari igjor i Presidentit, Ilirjan Rusmali, shtroi para trupës së gjyqtarëve një situatë hipotetike ku legjitimimi i aktit të GJKKO mund të çonte në pezullim nga detyra gjithë ekzekutivin të njëjtën kohë, duke lënë vendin pa qeveri.

Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave ripërsëritën argumentet e bërë publike dhe nga vetë Rama se vendimi i gjykatës e kishte vendosur Kryeministrit para detyrimit për të shkarkuar ministren, duke ndërhyrë kështu në kompetencën e tij dhe kishte pamundësuar punën në ministrinë që ajo drejton. /Reporter.al

Të këshilluara

Pas Vlorës, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën e ambasadës së ...

19:29

Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardh...

19:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI