Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani?

Lapsi.al 22 January 2026
Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani?

Debatet në Kuvendi i Shqipërisë u tensionuan sërish këtë të martë, me procedurën e ndjekur për të ashtuquajturin Bord i Paqes në qendër të diskutimeve dhe, në veçanti, me mungesën e firmës së Kryeministrit në dokumentacionin e paraqitur për ratifikim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti pikëpyetje se përse në dosjen e dorëzuar Kuvendit mungon firma e Kryeministrit, çka e bën të pakuptimtë dhe juridikisht të diskutueshme nisjen e procedurës së ratifikimit parlamentar.

“Pyetja është shumë e thjeshtë, a e ka nënshkruar Kryeministri marrëveshjen, sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi vetëm pasi marrëveshja të jetë nënshkruar”, theksoi Bardhi, duke shtuar se në dokumentacionin zyrtar nuk rezulton një firmë e tillë. Ai vuri në dukje se marrëveshja është nënshkruar në Davos nga Vjosa Osmani, në cilësinë e Presidentes së Kosovës, së bashku me Presidentin amerikan Donald Trump dhe vendet themeluese të nismës.

“Zgjodha vajzën, me lejen e babait” A gënjen Rama për mungesën në Bordin e Paqes?

Bardhi kërkoi shpjegime se përse Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ishte i pranishëm në Davos për të nënshkruar marrëveshjen, ndërkohë që Kosova ishte përfaqësuar në nivel presidenti. “Pse Presidentja Osmani ishte sot në Davos me iniciuesin e Bordit të Paqes, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë ndodhej në sallën e Kuvendit”, u shpreh Bardhi.

Gazment Bardhi: Siç tregojnë edhe dokumentat që janë vënë në dispozicion deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, me vendimin numër 45 datë 21 i pari 2026 të Këshillit të Ministrave, është bërë miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje. Menjëherë, përmes autorizimit numër 224 fraksion 1, datë 21 i pari 2026, ashtu siç ne shpjeguam në hyrje të kësaj seance, Presidenti i Republikës, që është i vetmi autoritet që nënshkruan marrëveshje sipas Kushtetutës në emër të Republikës së Shqipërisë, ka autorizuar Kryeministrin e Republikës që të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, të miratuar në parim me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dhe pyetja ime konsiston: A e ka nënshkruar marrëveshjen Kryeministri? Sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi pasi Kryeministri të ketë nënshkruar këtë marrëveshje. Në dokumentacionin që ju na keni sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk rezulton që Kryeministri ta ketë nënshkruar marrëveshjen. Marrëveshjen e ka nënshkruar Vjosa Osmani, Presidentja e Republikës së Kosovës, sot në Davos me Presidentin Trump, dhe e kanë nënshkruar edhe vendet themeluese, sot në Davos, në prezencë të Presidentit Trump. A mund ta dimë pse Kryeministri i Republikës së Shqipërisë është sot këtu dhe nuk është në Davos për të nënshkruar marrëveshjen me Presidentin Trump? Që më pas t'i jepte mundësi Kuvendit të Shqipërisë që të ratifikonte marrëveshjen e nënshkruar. Dhe ku bazohet procedura që po ndjek ky Kuvend? Tani ne e kuptojmë që s'shkonte dot ta nënshkruante se s'e kanë pranuar, por ku bazohet procedura që po ndjekim? Procedura sot që po ndjekim në Kushtetutë dhe në ligj. Dhe pse Kosova është sot në Davos, me iniciuesin e bordit të paqes, pra Presidentja Osmani është atje, ndërsa lideri juaj famoz global, Edi Rama, është sot këtu?

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga moti i keq në Greqi

Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithash...

20:30

Aksident i katërfishtë në Lezhë

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej...

19:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI