Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Alimehmeti lë Salianjin dhe i bashkohet "Foltores" së Berishës: PD duhet të...

Lapsi.al 18 January 2026
Alimehmeti lë Salianjin dhe i bashkohet "Foltores" së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar ditën e sotme turin e foltoreve në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u zhvillua një tjetër takim me mbështetës dhe strukturat e partisë. Gjatë këtij takimi, në foltore ka mbajtur fjalën edhe kryetari i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i cili më parë ka marrë pjesë në takimet e organizuara nga Ervin Salianji, por së fundmi nuk është parë në to.

Në fjalën e tij, Alimehmeti kritikoi ashpër qeverinë dhe politikat shtetërore, duke u ndalur te problematikat që, sipas tij, po përballen qytetarët e zonës.

Ai deklaroi se në Kombinat po synohet shembja e banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave, duke e cilësuar këtë si një qasje negative ndaj komunitetit.

“Këtë shtet e ka kapluar e keqja. Jemi të kapur nga narkotrafiku dhe të rinjtë po largohen nga vendi, ndaj duhet të angazhohemi,” u shpreh Alimehmeti.

Më tej, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 24 janar, duke e cilësuar atë si një protestë të rëndësishme. Sipas tij, PD është partia e fjalës së lirë dhe këto qëndrime duhet të përkthehen në veprime konkrete.

"Fatkeqësisht kam ardhur vetëm për gjëra negative se kështu është, për të mbrojtur qytetarët nga këto lloj abuzimesh, se në këtë shtet që e ka kapluar komplet e keqja, ku e kaplon shëndetësinë mafia e ilaçeve, ku e kaplon ushqimin tonë të përditshëm mafia e ushqimeve, ku jemi të kapur nga narkotrafiku, ku të rinjtë tanë ikin nga mëngjesi deri në darkë, neve duhet të fillojmë të angazhohemi, sepse kjo është e vërteta.

Kjo është dhe arsyeja pse me 24 janar ne këtë e kemi protestë kombëtare tejet të rëndësishme. E në këtë aspekt, neve me të vërtetë jemi parti e fjalës së dhënë por duhet t’i kthejmë këto sot edhe në disa veprime. E duhet t’i kthejmë duke nisur pikërisht nga strukturat, se ju jeni shtylla kurrizore e partisë.

Të jemi shumë të qartë, zemra e çdo organizmi është gjithmonë struktura bazë e juaja dhe këtë forcë neve s’e masim dot vetëm me numra. Numrat i ka të mëdha Partia Demokratike, por i mat edhe me lëvizjen e saj, me përkushtimin, me dyert që troket, me njerëzit që takon, me besimin që përçon. Se patjetër jeni ju ura lidhëse ndërmjet njerëzve dhe selisë qendrore dhe figurave drejtuese kryesore. Për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi.“- tha ai.

Alimehmeti u ndal edhe te roli i strukturave të partisë, duke theksuar se ato janë shtylla kurrizore e Partisë Demokratike dhe ura lidhëse mes qytetarëve dhe selisë qendrore.

“PD i ka numrat e mëdhenj, por kjo matet edhe me besimin që përcjell. Fitorja është e përbashkët, pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme,” përfundoi ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI