Flash

Detaje të reja/ Identifikohet personi i vrarë në Vaun e Dejës

Lapsi.al 4 August 2025
Detaje të reja/ Identifikohet personi i vrarë në Vaun e

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Në një rrugë është gjetur pa shenja jete një person i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Forca të shumta të policisë shkuan në vendin e ngjarjes. Burime nga uniformat blu thanë se viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj, 65 vjeç.

Ai rezulton të ketë qenë i dënuar më herët me 25 vite burg për vrasjen e një komshiu të tij. Lleshaj ishte liruar nga burgu në vitin 2023. Dyshohet se ngjarja të ketë motive hasmërie.

Lleshaj ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është qëlluar. Ai është gjetur nga kalimtar.

Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, “i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje me armë në Vaun e Dejës

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. ...

21:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI