Flash

Rezultati i votimit elektronik në Vorë, Spiropali: Kemi fituar me diferencë të thellë

Lapsi.al 12 May 2025
Rezultati i votimit elektronik në Vorë, Spiropali: Kemi fituar me

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka folur për mediat nga Vora. Spiropali tha se socialistët kanë diferencë të thellë në rezultat dhe se kjo lidhet me besimin që sipas saj kanë fituar te qytetarët. Ajo tha se rezultati i votës elektronike në bashkinë e Vorës dhe njësinë nr.10 në Tiranë duhej të shpallej në kohë. Mësohet se PS ka fituar në Vorë me 8082 vota ose 57.09%, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 4803 vota ose 33.9%.

“Edhe pse rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dhënë rezultatin në kohë reale, ku bashkia e Vorës do të kishte qenë e para që do të shpallte fitoren e thellë për PS. PS ka fituar në Vorë siç pritej me diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu, punës së madhe në terren. PS që është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të vitit. Ky rezultat reflekton besimin e madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Ramës dhe PS. Sapo morën rezultatin tonë, dhe i takon KQZ të shpallë rezultatin të asaj që ishte numërim elektronik. Kemi diferencë të thellë”, tha Spiropali.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI