Flash

Berisha: Shqiptarët të votojnë sot për veten, fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre

Lapsi.al 11 May 2025
Berisha: Shqiptarët të votojnë sot për veten,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar sot në QV-në shkollën "Kosova" së bashku me familjen e tij, bashkëshorten, djalin dhe bashkëshorten e të birit. Pas votimit Berisha tha për mediat se u bën thirrje shqiptarëve të të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Sipas tij, "do të kemi një ditë të dytë vere për nga rezultati".

"Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë. Për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, për biznesin, për fermën, të votojnë për të ardhmen e tyre. Çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI