Flash

Votimi i diasporës, Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin dot zarfet

Lapsi.al 10 May 2025
Votimi i diasporës, Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “Kjo Javë” në News24 u shpreh se numri maksimal i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që nuk do të arrijnë dot të marrin zarfet me votat, shkon në maksimumi 15 mijë, shifër kjo sipas tij e papërfillshme.

Celibashi tha se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 170 mijë fletë votimi nga diaspora dhe se ky numër do të rritet.

"15 mijë votues rezultojnë deri tani që nuk i kanë marrë zarfet me fletët e votimit. 11 mijë prej tyre kanë probleme me adresat, diçka që e prisnim që në fillim të procesit. Me shumë mundësi kjo kategori nuk mund të mund ta marrë fletën e votimit. Sipas informacioneve nga DHL është bërë çdo tentativë për ti kontaktuar por se kanë dhënë adresa e-maili dhe numra telefoni të gabuara…11 mijë -15 mijë persona pra nuk mund ta marrin fletën e votimit. Me integritetin e procesit zgjedhor kjo nuk ka të bëjë fare. Për ne ky është një numër minimal i papërfillshëm, nisur nga eksperiencat e shteteve të tjera ku ka pasur raste që edhe gjysma e fletëve të votimit nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion", tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI