Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Fitimi i sektorit bankar ra me 15% për tremujorin e parë të vitit

Lapsi.al 9 May 2025
Fitimi i sektorit bankar ra me 15% për tremujorin e parë të vitit

Të dhënat e para të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se fitimi neto i sektorit bankar ka pësuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Mbështetur në raportimet e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), fitimi neto i sektorit për 3-mujorin 2025 kishte vlerën e 8.35 miliardë lekëve, në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e normave të interesit në Lekë dhe në Euro duket se ka filluar të japë efektet e para në një korrigjim në ulje të fitimeve të sektorit bankar në vend. Ky efekt është i dukshëm për të gjitha bankat e sektorit, që, pa përjashtim, kanë raportuar fitime më të ulëta krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Bankat qendrore vitin e kaluar nisën uljen e normave të interesit dhe kjo është reflektuar në kthimet prej instrumenteve ku bankat investojnë asetet e tyre.

Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, aktualisht ka zbritur pranë nivelit të 2%, nga pothuajse 3.7% që ishte një vit më parë. Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.78%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e treguesve benchmark përcillet direkt në normat e kredive me norma të ndryshueshme interesi të bankave tregtare.

Banka më e madhe në vend, BKT, edhe në tremujorin e parë kryeson renditjen e fitimeve, me një vlerë prej 2.35 miliardë lekësh, por në rënie me 6.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Vijon Raiffeisen Bank, me fitim neto në vlerën e afërsisht 2 miliardë lekëve (në rënie vjetore me 7.4%), OTP Albania, me 1.17 miliardë lekë (13.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë), Intesa Sanpaolo, me 758 milionë lekë (19.5% më pak krahasuar me tremujorin I 2024), Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 638 milionë lekë (5.2% më pak krahasuar me një vit mëe parë), Tirana Bank, me 667 milionë lekë (5.8% më pak krahasuar me një vit më parë), Credins Bank, me 371 milionë lekë (31.8% më pak krahasuar me një vit më parë), Union Bank, me 324 milionë lekë (33.7% më pak krahasuar me një vit më parë), Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 258 milionë lekë (19.9% më pak krahasuar me një vit më parë), ProCredit Bank, me 2 milionë lekë (95.7% më pak se një vit më parë).

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) e ka mbyllur tremujorin e parë të viti me humbje, në vlerën e 198 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë raportonte fitim neto për 85 milionë lekë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve.

Për sa i takon kthimit nga kapitali aksioner, renditja kryesohet nga Raiffeisen Bank, me 24.46%, e ndjekur nga ABI Bank, me 20.53%, BKT, me 17.83%, OTP Albania, me 17.12%, Tirana Bank, me 16.28%, Fibank, me 15.1%, Union Bank, me 13.68%, Intesa Sanpaolo, me 13.08%, Credins Bank, me 5.94%, ProCredit Bank, me 0.2% dhe UBA, me -19.77%./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësi...

07:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI