Flash

Zarfet në duart e PS/ Jozefina Topalli ngre alarmin për votën e diasporës në Greqi

Lapsi.al 5 May 2025
Zarfet në duart e PS/ Jozefina Topalli ngre alarmin për votën e

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greqi po manipulohet. Topalli i ka kërkuar KQZ dhe SPAK të verifikojnë dhe të nisin hetimet për këtë krim zgjedhor. Në fjalën e saj Topalli theksoi se këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.

"Posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë që nuk funksionon sipas ligjit dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore. Ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor në shumë vende të Greqisë. Kemi raste kur jo vetëm nuk dorëzohen më zarfat në shtëpi në mënyrë individuale por i cojnë email, i thonë të vijnë në pika më të afërta, që është një zyrë e lojrave të fatit ku shkojnë të marrin zarfin. Qytetarët nisen për të marrë zarfin dhe ato nuk e gjejnë më zarfin, por i thonë se zarfi nuk është këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë.

Në Itali një zonjë që punon në ambasadën shqiptare në Romë shkon e mbledh zarfa dhe dorëzon në mënyrë antiligjore. Kjo quhet Marjeta Mikeli. Është e pabesueshme. E kanë bërë dhe gjatë regjistrimit. kanë kaluar cdo masë. Por nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacion kur marrin makina me qira nga Shqipëri dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat. Kemi rastin kur ish kryetari i komunës së Carcovës, zyrtar në bashkinë e Përmetit, i japin një shumë financiare dhe më pas ia plotëson vetë shqiptarëve fletën e votimit. E ka emrin Veli Mehmeti. Nuk është fenomen sporadik por është kthyer në normalitet. Njerëzit e PS janë kthyer si zyra të DHL," tha Topalli.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI