Flash

Zgjedhja e Papës së ri/ Data 7 maj caktohet për nisjen e konklavës

Lapsi.al 28 April 2025
Zgjedhja e Papës së ri/ Data 7 maj caktohet për nisjen e

Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri. Në këtë takim morën pjesë dhjetëra përfaqësues të lartë të Kishës Katolike nga e gjithë bota. Për shekuj me radhë, udhëheqësi i Kishës Katolike është zgjedhur në Konklavë, një proces tepër i fshehtë. Kardinalët janë të ngarkuar me zgjedhjen e papës së ardhshme, i cili ndjek një proces të veçantë që i ka rrënjët në mesjetë.

Procedura e ndjekur, në pjesën më të madhe, përcaktohet nga Kushtetuta Apostolike e vitit 1996, një produkt i Gjon Palit II i njohur si "Universi Dominici Gregis", me disa përshtatje të mëtejshme nga Benedikti XVI. Pasi të caktohet data, zgjedhësit kardinalë shkojnë në shtëpinë e Konklavës - Kapelën Sistine të Vatikanit. Për t'u zgjedhur kandidatit i nevojiten dy të tretat e votave.

Procesi i zgjedhjes së një Pape të ri zakonisht fillon midis 15 dhe 20 ditësh pas vdekjes së Papës. Camerlegno është një kardinal i zgjedhur nga Papa dhe është përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor të Konklavës. Camerlengo aktual është Kardinali Kevin Farrell, një prift irlandez-amerikan që ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2019.

Çdo burrë katolik mund të bëhet Papë - megjithëse në praktikë, Papa i ri është zgjedhur nga Kolegji i Kardinalëve që nga viti 1379. Ndërsa aktualisht ka më shumë se 250 kardinalë në mbarë botën, vetëm ata nën 80 vjeç "në ditën kur Selia Apostolike bëhet e lirë" lejohen të votojnë. Pra, realisht numri i kardinalëve që kanë të drejtë vote është 135. Vlen të theksohet se, përpara konklavës papale, kardinalët mbajnë takime të përditshme.

Në ditën e parë të konklavës, kardinalët mblidhen për një meshë të veçantë në Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila zakonisht zhvillohet në mëngjes. Pasdite, kardinalët mblidhen në kapelën e Palit me veshje kori, përpara se të ecin në Kapelën Sistine për të kënduar "Krijuesi". Rendi i parë i punës është që kardinalët të bëjnë një betim për fshehtësi. Më pas, Mjeshtri i Ceremonive Liturgjike Papale jep sinjalin “Extra omnes”. Fraza do të thotë "të gjithë jashtë" dhe shqiptohet në latinisht nga mjeshtri i ceremonisë (aktualisht Kryepeshkopi Diego Ravelli) që të gjithë të largohen nga Kapela Sistine, përveç zgjedhësve, përpara se të fillojë votimi.

Kjo është hera e fundit që shohim kardinalët derisa të zgjidhet Papa i ri. Kardinalët flenë dhe hanë në një bujtinë të ndërtuar posaçërisht, Casa Santa Martha, pranë Kapelës Sistine. Votimi është i fshehtë dhe u prezantua në 1621 nga Gregori XV. Kardinalët votojnë individualisht për kandidatin e tyre të preferuar derisa të përcaktohet fituesi, një proces që mund të zgjasë disa ditë. Në shekujt e mëparshëm, votimi mund të zgjaste javë ose muaj.

I vetmi tregues se si po ecin zgjedhjet është tymi që ngrihet dy herë në ditë nga djegia e fletëve të votimit të kardinalëve. Tymi i zi sinjalizon dështimin e zgjedhjeve. Tymi i bardhë tradicional sinjalizon zgjedhjen e Papës së re. Pasi të dalë tymi i bardhë, Papa i ri normalisht duhet të shfaqet brenda një ore në ballkonin me pamje nga sheshin e Shën Pjetrit. Kardinali i lartë pjesëmarrës në konklavë do të shpallë vendimin me fjalët "Habemus Papam" që do të thotë "ne kemi një Papë". Më pas ai do t'i paraqesë Papës së re emrin papal që ka zgjedhur, i cili mund të mos jetë emri i tij origjinal.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI