Flash

Akuzohen se dhunuan zyrtarin, deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij referohen në SPAK

Lapsi.al 25 April 2025
Akuzohen se dhunuan zyrtarin, deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij referohen

Komisariati i Policisë së Bulqizë ka referuar në Prokurorinë e Posaçme materialet për nisjen e hetimit ndaj deputetit Xhelal Mziu dhe nipit të tij.

Ata akuzohen se ditën e djeshme pas një takimi elektoral në fshatin Ostren kanë dhunuar 33-vjeçarin, Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. Bëhet me dije se Murra mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.

Xhelal Mziu është kandidat për deputet në listën e mbyllur të koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në qarkun e Dibrës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren", njofton policia.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:22

Parashikimi i motit për këtë të premte

Dita e premte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë. Era do të fryjë me drejt...

07:21

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI