Flash

Vijojnë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mbahet seanca e gjashtë

Lapsi.al 25 April 2025
Vijojnë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të

Sot në Kosovë do të mbahet seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 11:00.

Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit. Albulena Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

Edhe në seancën e pestë Haxhiu dështoi të zgjidhet, duke marrë të njëjtin numër votash si në dy përpjekjet e kaluara, 57 pro nga 61 të domosdoshme, ndërsa kundër saj votuan 46 deputetët dhe abstenuan 3 deputetët e Nisma të Fatmir Limajt. Kështu Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit sërish arriti të merrte vetëm vota nga komunitetit, ndërsa kundër qëndruan PDK, LDK dhe AAK. Deputetët nga Lista Serbe nuk morën pjesë në votim.

Konstituimi i Kuvendit arrihet vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët dhe është i nevojshëm për t'i hapur rrugën formimit të qeverisë së re./ REL

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:22

Parashikimi i motit për këtë të premte

Dita e premte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë. Era do të fryjë me drejt...

07:21

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI