Flash

Aksident në Fier-Levan, motori përplaset me furgonin, shoferi transportohet në spital

Lapsi.al 24 April 2025
Aksident në Fier-Levan, motori përplaset me furgonin, shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallradh dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI