Flash

Qeveria pezullon marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Bjellorusinë

Lapsi.al 24 April 2025
Qeveria pezullon marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me

Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë.

Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Sipas vendimit të bërë publik, Shqipëria ka vendosur të ndërpresë përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2020 për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa nevojën e vizave midis dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e cila u miratua fillimisht me vendimin nr.152, datë 19 shkurt 2020, nuk do të zbatohet më për shtetasit bjellorusë.

“Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë“, thuhet në dokumentin zyrtar të qeverisë.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shtetasit e Bjellorusisë do të duhet të pajisen me vizë për të hyrë në territorin shqiptar.

Po ashtu, është shfuqizuar edhe vendimi i mëparshëm nr.295, datë 15 maj 2024, i cili kishte vendosur pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes. Ky vendim i ri e shfuqizon atë dhe vendos një pezullim të plotë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare, duke formalizuar kështu rregullin e ri për hyrjen e shtetasve bjellorusë në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI