Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Shqiptarët kryen 14.8 milionë pagesa me para elektronike

Lapsi.al 23 April 2025
Shqiptarët kryen 14.8 milionë pagesa me para elektronike

Pagesat e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike u rritën përsëri vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin 2024 numri i pagesave me para elektronike arriti në 14.8 milionë, në rritje me 5% krahasuar me vitin 2023.

Megjithatë, volumi total i transaksioneve pësoi rënie në 86.8 miliardë lekë, 5.2% më pak krahasuar me një vit më parë.

Numri i përdoruesve të pagesave nëpërmjet parasë elektronike vazhdon të shënojë rritje të shpejtë, bazuar në numrin e llogarive aktive.

Numri i llogarive të parasë elektronike në fund të vitit të kaluar arriti në pothuajse 270 mijë, shifër kjo 76% herë më e lartë krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2019, kur Banka e Shqipërisë ka nisur raportimin e këtij treguesi, numri i llogarive të parasë elektronike është rritur me 30 herë.

Rritja e numrit të pagesave dhe të përdoruesve të tregut të parasë elektronike ka ndjekur një interes të lartë të investitorëve për këtë treg dhe shtimin e numrit të subjekteve të licencuara.

Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, miratuar në vitin 2020, i dha një shtysë të fortë interesit të investitorëve për tregun e shërbimeve të parasë elektronike. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i institucioneve të licencuara të parasë elektronike ka arritur tashmë në 10.

Megjithatë, ligji i ri nuk ka qenë ende plotësisht i zbatueshëm në të gjitha dispozitat e tij, veçanërisht në konceptin kyç të bankingut të hapur (open banking), që duhet të mundësojë përdorimin e llogarisë bankare për të kryer shërbime pagesash edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare.

Mes fundit të vitit 2024 dhe fillimit të vitit 2025, u licencuan operatorët e parë të shërbimeve të bazuara në bankingun e hapur. Operatorët e licencuar kanë njoftuar ndërkohë edhe kryerjen e transaksioneve të para.

Rritja e numrit të llogarive dhe të pagesave me para elektronike, megjithatë, duhet lexuar me kujdes. Një pjesë e veprimeve me para elektronike ngelen të lidhura me veprime në para fizike, siç mund të jenë format e ndryshme të pagesave që qytetarët kryejnë nëpërmjet sporteleve fizike të parasë elektronike në formë cash, por që më tej ekzekutohen nëpërmjet terminaleve të parasë elektronike të këtyre operatorëve.

Gjithashtu, disa prej institucioneve të reja të parasë elektronike, e lidhin hapjen e llogarive të parasë elektronike me disbursimin e kredive të kompanive të grupit. Për këtë arsye, një pjesë e rritjes që tregojnë është e lidhur me faktorë anësorë dhe që nuk përfaqësojnë në vetvete një depërtim direkt të formave fintech të pagesave.

Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja fintech ka qenë kryesisht krijimi i portofoleve elektronike nëpërmjet të cilave klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre.

Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj. Në përgjithësi, synimi është krijimi i të ashtuquajturave Super Apps, ku klientët mund të kryejnë blerje apo pagesa për shumicën e nevojave të zakonshme konsumatore.

Megjithatë, disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard./MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86 lekë...

08:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09