Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Kush e bindi Trump të marrë pjesë në funeralin e Françeskut?

Lapsi.al 23 April 2025
Kush e bindi Trump të marrë pjesë në funeralin e

Presidenti amerikan u mendua për katër orë, përpara se të lajmëronte prezencën në Romë. Roli i katolikut Vance dhe i Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Tani diplomacitë evropiane po punojnë me maturi për të provuar të organizojnë takime me liderin e SHBA.

Mëngjesin e djeshëm të 21 prillit, Amerika u zgjua me lajmin e vdekjes së Papës.

Shtëpia e Bardhë zbatoi protokollin e miratuar në rast të vdekjeve që konsiderohen të rëndësishme. Donald Trump nënshkroi një urdhër për të valëvitur flamujt kombëtarë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat federale, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin. Pas kësaj, filloi një ditë që ishte surreale në disa momente.

Trump postoi menjëherë një mesazh të shkurtër ngushëllimi në platformën e tij “TRUTH” dhe më pas u shfaq në kopshtin e rezidencës presidenciale, ku gjithçka ishte gati për festën tradicionale “Easter Egg Roll”. Bëhet fjalë për një garë mes fëmijëve. Fituesi është ai që kalon vijën e finishit duke shtyrë vezët e dekoruara të Pashkëve me një shkop. Me këtë rast, mijëra njerëz mund të shikojnë lojërat nga parku publik që kufizohet me lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Askujt nuk i shkonte mendja se festa mund të anulohej ose të paktën të shtyhej për shkak të zisë. Ndoshta sepse do të ishte e ndërlikuar të menaxhoje turmën tashmë të mbushur pranë barrierave.

Por sigurisht që toni i përdorur nga Trump mund të kishte qenë i ndryshëm. Rreth mesditës, ai mori fjalën nga ballkoni me pamje nga hapësira e gjelbër. Ai lavdëroi Françeskun, si një “burrë të mirë”, ndërsa pranë tij një djalë i veshur si lepur vazhdonte të lëvizte veshët e mëdhenj dhe të përshëndeste fëmijët. Askush nuk i tha asgjë lepurit.

Festa vazhdoi sipas planit. Presidenti iu afrua rrethimit ku qëndronin gazetarët dhe kamerat. Njëri e pyeti: “A do të shkosh në funeralin e Papës?” Trump u përgjigj: “Nuk e di ende. Do të flasim për këtë. Do të duhet të shohim nëse ka kohë”. Dihej tashmë që në mëngjes se varrimi do të bëhej gjatë fundjavës: të premten ose, siç u vendos më vonë, të shtunën.

Çfarë ishte kaq urgjente në axhendën e Trump për fundjavën? Arratisja e zakonshme në një nga vendpushimet e tij për të luajtur golf.

Në orët që pasuan, dikush nga këshilltarët ose ministrat duhet t’i ketë vënë në dukje presidentit se ai do të ishte i vetmi nga liderët e mëdhenj perëndimorë që do të humbiste një moment historik.

Kush e bindi Trumpin në fund? Hipoteza të ndryshme qarkullojnë. E para përfshin Zv.Presidentin J.D. Vance, udhëheqësi i fundit që ka takuar Papën. Vance, shumë katolik, duhet të ketë këmbëngulur në nevojën për të shkuar në Romë dhe, nëse ishte e nevojshme, do të ishte gati të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në vend të Trump. Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjithashtu theksoi se nuk do të ishte e përshtatshme të lihej bosh vendi i rezervuar për Amerikën.

Në orën 15:58, Trump mori vendimin e tij, duke njoftuar me entuziazëm praninë e tij në funeral, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania.

Tashme, me maturi dhe edhe pak siklet, diplomatët evropianë po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të përpiqen të organizojnë takime menjëherë pas meshës në Shën Pjetër. Për shembull, një samit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, i propozuar javën e kaluar nga Giorgia Meloni në bisedën e saj me Trump./Corriere della Sera

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09