Flash

Rama: Kishte dalë sondazhisti i Trump, isha kurioz

Lapsi.al 22 April 2025
Rama: Kishte dalë sondazhisti i Trump, isha kurioz

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'sy" ka folur në lidhje me sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme të McLaughlin & Associates. Rama theksoi se kur mori vesh që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump ka hyrë në Youtube dhe ka parë nga kureshtja sondazhit.

Ai theksoi se çfarë nuk i dëgjuan veshët teksa shtoi se ata dolën në konkluzione se populli është i sëmurë nëse mendon se vendi po shkon në drejtimin e populli. Sipas tij është një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar.

"Dua ta filloj me diçka që më ka bërë realisht përshtypje, duke qenë se më thanë që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump në një nga kanalet televizive, hyra në Youtube, për të parë se kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë, në fushatën amerikane ishte kundër rrymës. Shumica dërrmuese jepnin Kamala Harris fituese. Në fund i dolën parashikimet. Aty kishte inserte, që kishte pjesëza të emisionit.

O perëndi e madhe, çfarë më kanë parë sytë e dëgjuart veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, ne jemi më të mirët në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çfarë mendon opinioni publik. Në një pasqyrë të tij, zotëria thoshte, vendi po shkonte në vendin e duhur 50 perqind mendojnë kështu. O çmë kanë dëgjuar veshët, disa individë aty.

Ulen atje edhe fillojnë bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe po, këta. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte se populli ishte i sëmurë, që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur. një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit. Si ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar? Çfarë të them," tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI