Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Paralajmërimi i Berishës për Ramën: Larg duart nga familja shqiptare

Lapsi.al 21 April 2025
Paralajmërimi i Berishës për Ramën: Larg duart nga familja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nxjerr fëmijët përpara një propagandë të dënueshme dhe u thotë kontrollojnë në Google videot e tij nudo. Lideri i opozitës e ka cilësuar këtë si turp shumë të madh. Kryedemokrati tha gjithashtu se ky është botëkuptimi i njerëzve që kanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë. Më tej Berisha paralajmëroi Edi Ramën që të mbajë duart larg nga familja shqiptare.

"Miqtë e mi, jam këtu në emër të tuaj për t’u përcjellë një mesazh vëllazëror të gjithë emigrantëve, të gjithë bijave dhe bijve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës në emigracion, asnjë votë për këtë armik të kombit. Unë e di se ka punonjës administrate që u luten, u stërluten, fotografoni votën, ma dërgo se ma kërkon shefi. Asnjë fotografi mos bëni, qëndroni njerëz të lirë, votoni për Kukësin, për Hasin, për Tropojën. Votoni për vlerat që përjetoni në vendet tuaja. Mos votoni Pashiqin e shqiptarëve.

Se ata që u kërkojnë ju votën për të mbrojtur vendin e punës, ata kryejnë një gabim të madh shumë. Ju mos u bëni bashkëfajtorë me ta. Ju votoni të lirë. Votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën, Shqipërinë. Votoni për kombin dhe jo armikun e kombit. Miqtë e mi, ky program është programi që bazohet tek djepi, aty ku kemi lindur, jemi rritur, jemi edukuar, tek familja shqiptare, familja kuksiane, hasjane, tropojane, që është shenjtëri në vetvete.

Që mëkon tek fëmija dashurinë për vendin, respektin për prindin, respektin për njeriun. Ne do bëjmë gjithçka që këtë familje ta forcojmë, ta mbështesim, ta ndihmojmë. Do bëjmë gjithçka që autoriteti i saj të bëhet gjithnjë e më i madh, fuqia e saj edukuese të jetë edhe më e madhe. Do bëjmë gjithçka që nëna shqiptare, vigane, të ketë mbështetjen më të fuqishme në mënyrë të të rrisë fëmijët e saj pa mundime. Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70 euro, të dytin me 60 euro, të tretin nga lindja gjer 23 vjeç 100 përqind nga shteti.

Do bëjmë gjithçka për t’i mbështetur nënat dhe motrat tona në biznese, për t’i mbështetur në suksesin e biznesit, fermës apo veprimtarisë së tyre. Ne si komb të gjithë madhështinë në radhë të parë e kemi tek nënat, ndaj dhe ata që kërkonin zhdukjen tonë, kërkonin të zhduknin nënën shqiptare. Edi Rama, gabon rëndë. Si një përçarës, si një njeri pa vlera, si ai i zënë në faj dhe që është i pashpresë, sillet nga një takim në tjetër me një fjalor të padenjë, një burrec dy metra i gjatë. Njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se burrat janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë shoku i jetës së tyre, janë bashkëjetesa, janë harmonia.

Herën tjetër bërtet, ajo që është e ndarë, ajo na duhet më shumë ne.

Turp i madh shumë! Po si mund të flasësh ti se na duhet ajo dhe kjo? Çfarë janë ato dhe këto që t’u dashkan ty, i pafytyrë. Me një gjuhë të tillë flet... Herën e tretë nxjerr fëmijët përpara dhe në një propagandë absolutisht të dënueshme, 100 përqind të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo. Mburret me to.

Të dashur miq, këto nuk janë rastësi. Jo, jo. Këto janë botëkuptim i atyre të cilët vërshuan jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kundër familjes dhe vlerave të saj. Është botëkuptimi i atyre të cilët thanë se ka ikur koha të quajmë nënën, nënë dhe babën, babë.

Është botëkuptimi i atyre të cilët prunë në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave dhe për të lindur fëmijët e askujt. Është botëkuptimi i njerëzve qëkanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë.

Por, Edi Rama, këto nuk do kalojnë kurrë tek Shqipëria dhe shqiptarët. Ti me atë gjindjen tënde mund të bësh ç’të duash, nuk dua të them se çfarë meriton, por me familjen shqiptare mos luaj se nuk loz dot kurrë.

Me fëmijët shqiptarë mos luaj. Larg duart nga propaganda e turpshme që është e dënueshme në çdo vend të botës. Asnjë votë nuk do marrësh ti me këto që bën, përkundrazi, ndëshkim, ndëshkim, ndëshkim," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09