Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Rama vijon fyerjet ndaj burrave: Janë çyrykë prandaj thonë pse unë bëj takim me gratë

Lapsi.al 21 April 2025
Rama vijon fyerjet ndaj burrave: Janë çyrykë prandaj thonë

Gjatë një takimi elektoral në Durrës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes pse bën mbledhje me gra dhe me vajza, ndërsa shtoi se këto takime janë bërë problematike nga burrat.

Sipas kreut të qeverisë, ‘këto probleme krijohen nga burrat gjysmakë, çyryk’.

Sakaq u ndal te diaspora, ku tha se ‘PS u ngriti kokën shqiptarëve të Italisë, si dhe mundësi marrëveshjen për pensionet’.

“Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza? Se ka filluar të behet problem nga burrat. Burrat që e bëjnë problem janë gjysmakë, çyryk. Kjo sepse nëse unë nuk kuptoj rolin tim krah gruas sime jam çyryk, edhe Shqipëria ishte një vend gjysmak, gjysmën e saj më të mirë nuk e kishte në funksion. Kur filluam këtë rrugë, në PS kishte 12% gra. Imagjinoni të keni 9 burra në shtëpi, 1 dhe mezi. Ça ti bësh asaj shtëpie? Kështu ishte Shqipëria. Sot kemi 4-% gra. Nga 100 mijë anëtarë, kemi rreth 39 mijë gra. Ju nuk duhet të ndaleni derisa të bëheni 50%.

Përparapërfytyroni të merrni tragetin dhe të ikni 1 muaj, parapërfytyroni kur ktheheni në Durrës, çfarë gjeni këtu? Ça të them? Tmerr, burrat që vijojnë vërdallë që vetëm bishti nuk u ka dalë ende. Imagjinoni të ikin ata, në Durrës s’ka më asnjë të dehur. E dyta s’ka asnjë sherr, nga ato me të shara. Në Durrës nuk humb më asnjë qindarkë në bixhoz. Nuk gjen një bisht cigare në tokë. Jam shumë krenar që PS, 56% e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë PS. Te burrat është pak më e ngushtë. Ca të them për atë pjesë burrash që duan kënetën. Mund të jenë të mirë në jetën e përditshme, por janë çyryk në përgjegjësinë e jetës publike. Duke i dhënë pasaportën europiane, nuk i jep fëmijës dokument udhëtimi. Kur merr pasaportën, je njësoj si ata. Atë votë nuk e keni tuajën, e keni dhe të fëmijëve. Nëse zgjidhni kënetën, nuk e di çfarë emri meritoni.

Kush ua ngriti kokën atyre në Itali? Që deri dje trembeshin kur thoshin që ishin shqiptarë. Është kthyer bota përmbys. Më shumë duan italianët të vijnë këtu për turizëm se sa të ikim ne andej. Kishin hallin e pensioneve, dhe atë e zgjidhëm ne. Të jesh në BE si emigrant me leje pune nuk është të jesh me një pasaportë evropianë të Shqipërisë.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09