Flash

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë, konflikti i pronarëve lë banorët pa shtëpi

Lapsi.al 22 April 2025
Protestë para Ministrisë së Drejtësisë, konflikti i

Disa qytetarë kanë nisur një protestë ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak se nuk po marrin dot banesat e tyre nga 'Star Construction'. Banorët kanë kërkuar zgjidhje nga institiucionet shtetërore përgjegjëse në vend, për shkak se edhe pse kanë paguar për apartamentet e tyre, nuk kanë marrë asnjë hyrje deri më tani.

"Si fillim dua të shpreh revoltën dhe shuarjen e shpresës, ku në vendin tonë të gjithë thonë se do luftojnë për të mirën e njerëzve, ndërkohë që ne, 106 familje, jemi në kushtet e një mungese përkrahjeje si nga drejtësia ashtu edhe nga shteti. Konflikti ynë ka nisur që në 2019, kur përfundoi leja e parë e ndërtimit. Albert Allmuca, administrator i Star Construction, nuk i lejon banorët të futen në banesa si pasojë e konfliktit financiar që ka me bashkë-investitorin Sinollanaj. Për këto konflikte financiare ata janë në procese gjyqësore. Sot në 2025, leja e dytë e ndërtimit ka përfunduar në 2022, dhe nga ai moment ai nuk ka asnjë dokument ligjor nga gjykata apo Prokuroria që thotë se kontratat tona janë të paligjshme, dhe ai bëhet qartazi një pengesë. Ne kemi blerë hyrjet nga Sinollanaj, sepse po ti blinim nga Star Con do të ishim brenda. Albert Allmuca pretendohet se Sinollanaj duhet të japë pagesat dhe atëherë do të na lejojë të futemi. Prokuroria ka qenë në brendësi dhe ka në dorë kontratat dhe pagesat tona, dhe në asnjë moment nuk ka dalë me një pretendim që kontratat tona nuk janë të vlefshme ose që janë blerë dhe paguar me para të pista," tha qytetarja.

Qytetarët kanë ndjekur çdo rrugë ligjore dhe deri më tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje as nga institucionet, dhe sot kanë zgjedhur të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë.

"Tani takimi ishte për çështjen e ushtrisë. Unë i shpreha hallin tim, për këtë erdha nga Gjermania. I shpreha hallin tim, sepse jemi 8 pjesëtarë të familjes që rrim peng i kësaj maskarade. Unë i kam premtuar që do kthehem nga Gjermania. Çështja u mor seriozisht nga kryeministri, më la kontaktin e një këshilltari të tij, më kontaktoi ai dhe shefi i komisaratit numër 2. Mora letrat ca kisha dhe shkova aty në zyrë. Por aty kuptova që ata ishin të pafuqishëm përballë Albert Allmuçës", tha banori.

"Ne nuk ka pret asnjë instituicion. Këtu po bëjnë ping-pong të gjithë. Edhe këtu ku foli Kryeministri, që tha shkoni te Ministri edhe këtu thanë shkoni në kryeministri. Dhe ne do presim pak këtu, nëse nuk na presin ne do shkojmë në kryeministri. Ne kemi mbetur në dyer gjykatave dhe prokurorisë, policisë, nuk di ti numërojë më. Sa protesta kemi bërë e sa na kanë përcjellur," tha një banor tjetër.

Rreth 100 familje kanë blerë hyrje në një kompleks Star Construction, me ndërtues Sino Llanaj dhe Albert Allmuca, por si pasojë e konflikteve që investitori dhe ndërtuesi kanë pasur mes njëri-tjetrit, tashmë janë qytetarët që po vuajnë pasojat. Prej 10 vitesh ata e kanë të pamundur të futen në shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të këtyre konflikteve.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI