Flash

Këlliçi: Ka prova që Erion Veliaj po amnistohet nga SPAK

Lapsi.al 9 January 2025
Këlliçi: Ka prova që Erion Veliaj po amnistohet nga SPAK

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, komentoi veprimet e fundit të SPAK në lidhje me hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj, ku ky i fundit akuzohet për 4 vepra të rënda penale. I ftuar në emisionin "Të paekspozuarit", Këlliçi u shpreh se “kolegët” e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive.

"Kolegët e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet me sa duket, faktet e provojnë këtë, që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive të padëgjuara më parë, që kanë lindur bashkë me reformën në drejtësi. Për inceneratorin e Tiranës është fjetur gjumë. Drejtuesi i mëparshëm i SPAK, Arben Kraja, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kemi çuar me mijëra faqe dokumenta, prova, jemi palë në këtë proces.

Vijojnë që të paguhen 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. Është një drejtor i bashkisë në burg për këtë aferë, një ish-drejtor i dalë në pension dhe është qesharake që mbahet në burg ende. Dhe Erion Veliaj nuk di gjë, nuk ka asnjë akuzë. Janë dhënë 132 milionë euro, afera e dherave vijon po njësoj, kompanitë e ndërtimit paguajnë për depozitimin e dherave në landfill.

Nesti Angoni ose Nesti Rama ka qenë fenomen i fundvitit për të cilin nuk kemi shumë informacion. Duhet të gjendet Nesti në kryeministri ose të Ministria e Infrastrukturës. Por mjafton fakti që njoftimi i SPAK thotë që është arritur në konkluzionin se kemi të bëjmë me 4 vepra penale që dyshohet kryetari i Bashkisë së Tiranës…

Berisha mbahet në arrest shtëpie, prej dyshimeve, është vendosur masë për t’u paraqitur dy herë në muaj, edhe pse hetimet kanë përfunduar, vetëm se kanë lindur dyshime, ndërsa në rastin e Veliajt ka konkluzion për katër vepra të rënda penale dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Ky zotëria lejohet të shkojë në zyrë, të intimidojë këdo për t’i shpëtuar drejtësisë” - tha Këlliçi.

I pyetur për hetimet ndaj dosjes “5D” ku akuzohen ish-drejtorët e bashkisë, Këlliçi u shpreh se po bëhet i njëjti makinacion si me dosjen e inceneratorëve.

“Mendoj se është bërë i njëjti makinacion si në dosjen e inceneratorëve. Kemi patur dy raste konkrete të formalizimit të një grupi të strukturuar kriminal, të gjithë të dhënat, sic u bë tek inceneratorët që u copëtua dosja në tre, edhe pse kishim të bënim me të njëjtët individë, e njëjta skemë është përdorur te 5D.

Këtë e ka thënë Gjykata e Apelit të Posaçëm, ku me vendimin e gjyqtarit ka thënë që prokuroria duhet ta hetojë veprimtarinë e të gjithë të dyshuarve si grup i strukturuar kriminal, sepse i përmbushin të gjithë kriteret.

Unë si kallëzues, është detyrim ligjor i SPAK që kur çon dosjen për seancë paraprake, duhet të më vijnë të gjitha materialet si palë dhe nuk ka ndodhur, nuk kam informacion. Treguesit janë që ka tentativë për t’i amnistuar” - shtoi Këlliçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, dy të mitur në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një mjet ka përplasur një biçikletë me të cilën lëviznin dy të mitur, 14 dhe 16 vjeç. Burime nga vend...

20:48

Plator Nesturi emërohet prefekt i Vlorës

Plator Nesturi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Nesturi zëvendëson në k...

20:43

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ...

18:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09