Flash

Krimi në Durrës/ Hodhi shokun nga ura në kanalin e ujërave të zeza: Më ngacmoi gruan

Lapsi.al 10 December 2024
Krimi në Durrës/ Hodhi shokun nga ura në kanalin e ujërave

Një ngjarje kriminale është zbardhur në Durrës, ku një i ri ka shtyrë nga ura shokun e tij duke e hedhur në një kanal të ujërave të zeza. Autori dyshuar i krimit është identifikuar si shtetasi Majlind Habibi, 35 vjeç ndërsa viktima është 33-vjeçari Branko Shkoza.

33-vjeçari, banues në lagjen nr. 5 në Durrës, është denoncuar i zhdukur nga i ati më 4 dhjetor. Babai i viktimës ka deklaruar se i riu prej datës 2 dhjetor nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa trupi i pajetë u gjet në kanal vetëm një ditë pas denoncimit për zhdukjen e tij. Më 5 dhjetor, trupi i Branko Shkozës u gjet në një kanal të ujërave të zeza.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën”, raportuan uniformat blu.

Pas arrestimit, autori i dyshuar ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar të shoqen dhe se në sherr e sipër e ka shtyrë duke e hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin nesër

Dita e mërkurë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e nesërmja do të jetë me kthjellime vr...

19:51

Berisha: Ra Assadi, bie dhe Rama

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij me grupet e punës në Partinë Demokratike për Tiranën, ka dhënë udhëzime për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 2025....

18:54

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI