Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Berisha: Çantat e ministreve Hermes, Birkin, Bottega Venetto, Louis Vuitton...!

Lapsi.al 4 December 2024
Berisha: Çantat e ministreve Hermes, Birkin, Bottega Venetto, Louis

Sali Berisha ka renditur një seri markash të shtrenjta për të përshkruar luksin ku jetojnë ministret dhe deputetet e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha mori si shembull Korenë e Jugut ku protestat morën shkas nga një çantë e zonjës së parë, por nëse sheh në parlament zonjat e mazhorancës vijnë me bizhu nga 200 deri në 500 mijë euro.

"Një vend partner, një vend demokratik, një vend me një shkallë zhvillimi nga më të lartat, të jemi realistë, Koreja e Jugut, të mos harrojnë qytetarët shqiptarë se desh mori flakë për një çantë. Për një çantë Christian Dior të Zonjës së Parë.

Të cilën, për hir të së vërtetës e kishin denoncuar disa kohë më parë. Nuk jam në gjendje t’u them hollësira se mund të ketë edhe faktorë të tjerë, por presidenti tërhoqi ligjin e luftës që e shpalli pas 50 vitesh.

Dhe këta që u zemëruan, ishte fjala për çantë, një çantë Christian Dior, por e vërteta është që çantat Christian Dior nuk janë më të kushtueshme. U them shqiptarëve unë, se çantat që hyjnë dhe dalin në parlament nga qeveritaret, Hermes, Birkin, Bottega Venetto, Louis Vuitton, vetëm shihni... I ftoj mediat t’ua fotografojnë çantat ministreve... se ato nuk duken. Ato kushtojnë, u jap fjalën ju, nga 200 gjer në 500 mijë euro.

Që i thotë Ulsiu banditit, e dua edhe një çantë Louis Vuitton, pastaj vjen e ndan me Altin Dumanin.

Po, po, janë të vërteta këto. E thekson, Louis Vuitton e don, kurse ai i thotë për kë e don, e kuptoni vetë ju....

Pra, kjo është për qytetarët tanë. Koreanët kanë një nga standardet më të larta në botë dhe e vërteta është se pas problemeve që kanë pasur në vitet e pasluftës, janë një demokraci, kanë arritur në mënyrë evolutive të vendosen si një demokraci. Dhe për çantën Christian Dior të Zonjës së Parë u krijua ajo që nuk kishte ndodhur kurrë.

Po të jetë për çantën, ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë pastaj ca drejtoreshave, janë të paktën 3 herë më të kushtueshme se çanta e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut. Prandaj duhet të fotografohen sa më shumë të gjitha objektet, se unë e kam theksuar se aty hyn si një sallon mode dhe jo si në parlament çka unë e ndjej veten jo mirë. Por dhe ju gazetarëve ju ftoj në emër të interesit publik të fotografoni sa më shumë çantat e tyre" u shpreh Berisha.

Edhe një ditë më parë, pasi doli nga parlamenti Berisha tha se nuk mund të qëndronte më shumë për shkak të “gërshetimit të aromave të parfumeve më të kushtueshme” në parlament.

Këtë deklaratë të tij e ka komentuar ministrja e energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku Balluku tha se deputetet nuk kanë hyrë në parlament për erën e parfumeve dhe nuk beson se ka njeri aftësi nuhatjeje për të ndarë se sa të shtrenjta janë ato që përdorin, çmimet e të cilave sipas zv/kryeministres variojnë nga më minimalet.

“Sot shikoja lajmet dhe pavarësisht se unë dje dhe koleget e mia kemi qenë në seancën parlamentare na merr dhe ne ajo rutina dhe ca gjëra i dëgjojmë, ca nuk i dëgjojmë. Po dëgjoja prononcime e copëza të ndryshme të mediave.

Dëgjoja kolegët tanë deputetë, nuk po i ndaj majtas apo djathtas, se ka pak rëndësi, sot këtu jemi të gjithë bashkë, tek flisnin që ajo sallë ka erë parfumesh të shtrenjta. Se zakonisht gratë janë ato që mbajnë parfume apo akuzohen për parfume.

Unë nuk e di që në sallën parlamentare ne kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet të cilat kushtojnë nga 100 lekë edhe shumë më shumë, por nuk e di kush i ka këto aftësi nuhatjeje për t’i ndarë se sa të shtrenjta janë dhe pastaj e thënë nga ai që po e thoshte nuk besoj që e ka këtë nuhatje në këtë moshë”, tha Balluku.

Po ashtu u ndal edhe tek  e tjerë deputetë,kolegët që i kanë treguar gratë në parlament nga pamja e tyre. Sipas Ballukut, pamja e deputeteve në parlament nuk ka rëndësi, por roli i tyre.

Këtu u ndal edhe te detyra e saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke veshur çizmet e duke u futur nëpër kantiere, për të bërë, sipas saj, një punë burrash.

“Ose dje kam dëgjuar një tjetër përfaqësues të politikës që tregonte se si ka ndryshuar disa prej grave të parlamentit në pamjen e tyre. Nuk e di se çfarë rëndësie ka pamja në rolet që kemi në parlament. Nuk e di sa e rëndësishme është pamja e një drejtuesi komisioni?

Nuk e di sa e rëndësishme është pamja ime sepse unë vesh çizmet dhe i futem baltës nëpër kantiere dhe bëj punë burrash. Supozohet se është punë burrash se ne këtu kemi profesoreshën që vjen nga një fushë e supozuar burrash, inxhinieria e ndërtimit”, tha Balluku.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë i moshuari në Shkodër

Një i moshuar është gjetur i pajetë në lagjen Perash të Shkodrës. I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij. Duke qenë se ai nuk është përgjigjur kur fqinj...

16:30

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43