Flash

Deklarimi i pagave, Tatimet kontroll 7000 bizneseve ‘me risk’

Lapsi.al 4 December 2024
Deklarimi i pagave, Tatimet kontroll 7000 bizneseve ‘me risk’

Rreth 7000 biznese të vlerësuar me risk për deklarimin e pagave do të kontrollohen nga administrata tatimore. Njoftimin e kanë bërë vetë tatimet, të cilin e kanë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke ftuar që të gjithë bizneset që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

Sipas administratës tatimore aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare.

Në njoftimin e tatimeve thuhet:

"Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.

Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre!

Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor’"

Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve. Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratatat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit

Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor.

Të këshilluara

Mazhoranca miraron buxhetin e vitit 2025

Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të martë buxheti për vitin 2025. Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita. P...

19:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.18

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI