Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Flet Artan Hoxha: Prisja të më arrestonin, sinjalin e parë ma dha Erion Veliaj

Lapsi.al 2 December 2024
Flet Artan Hoxha: Prisja të më arrestonin, sinjalin e parë ma dha

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj tij për dy vepra penale për lidhje me bandën e Suel Çelës në Elbasan. Hoxha tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin. Ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe Erion Veliajn si një person që e ka "paralajmëruar" nga një emision televiziv.

"Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende. Arkiva e punës time e 30 viteve… Unë kam patur shtëpi me qira dhe nuk kam patur mundësi as t'i ruaj.

Lajmi i parë që doli, nuk e kisha parë, sepse nuk kisha mjete komunikimi, lajmi ishte që jam arrestuar. Pritej që të më arrestonin edhe mua vetë kështu ma kishin thënë. Isha në bulevard. I pari ka dalë ish kryeministri Berisha, që ka dhënë lajmin arrestohet, e kuptueshme, kam bërë 30 vite luftë me zotin Berisha.

Pastaj, media të qeverisë, pranë Bashkisë dhe pranë qeverisë. Kanë menduar se do të më arrestonin. Isha në dijeni më parë, mbase për t’u tërhequr dhe larguar, më vunë në dijeni se do të arrestohesha" - tha Hoxha.

"Nuk jam pyetur fare. Komunikimi im i fundit me SPAK-un, është bërë në datën 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK dhe besoj se kjo i ka penguar.

Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.

Unë kam folur dhe të flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më cojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi", - tha Artan Hoxha. /TPZ

Të këshilluara

Merr flakë servisi i makinave në Pukë

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është sh...

20:01

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI