Flash

Agron Shehaj: Çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do t’i japim 1000 euro në vit

Lapsi.al 2 December 2024
Agron Shehaj: Çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do

Partia Mundësia ka hapur degën e saj në Durrës. Drejtuesi i kësaj force politike, Agron Shehaj tha se vendimet e para që do të merrte nëse do të ishte Kryeministër hapja e ekonomisë.

Shehaj tha gjatë një bashkëbisedimi me qytetaret se do të rrisë pensionit dhe do të japë mbështetje financiare për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç.

“Paratë nga buxheti i shtetit do ti jepen pensionistëve, do të rrisim pensionet. Ndërkohë çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do t’i japim një mbështetje 1000 euro në vit. Dhe kjo ka një kosto jo më shumë se 150 mln euro në vit dhe këto para do i marrin qytetarët nga buxheti i shtetit, duke mos i dhënë mundësi politikanëve që t’i vjedhin”, tha Shehaj.

Një tjetër premtim i tij ishte që shtresa e ish të të përndjekurve politikë do të merrte dëmshpërblimin që i takon, jo më me këste, pasi kjo që ka ndodhur dhe po ndodh është një turp. Unë do ua jap të plotë dëmshpërblimin”, tha Shehaj.

Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se vetëm bashkë mund t’ia dalim. Shehaj theksoi se në këtë vend duhet një ndryshim rrënjësor. “Më vjen keq për ndarjen e opozitës, por nuk shoh zgjidhje tjetër, këtu duhet ndryshuar me rrënjë”, tha Shehaj.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI